Kush janë 4 viktimat e aksidentit tragjik në Tepelenë, si paraqitet gjendja e 2 të plagosurve

Mbrëmjen e djeshme 4 jetë u shuan dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë, si pasojë e përplasjes së tre makinave në rrugën Tepelenë-Memaliaj.

Një makinë e tipit ‘Benz’ nën drejtimin e 42 vjeçarit Riza Rrapa duket se ka qenë pikënisja e tragjedisë. 42 vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë. Pasi ka bërë disa rrokullisje, ‘Benzi’ i Riza Rrapajt ka përplasur dy makina tjera.

E para ka qenë makina ku udhëtonin tre familjarë, burrë e grua dhe një e moshuar si dhe një çift tjetër bashkëshortësh. Lavdosh Begaj 62 vjeçar, Lefteri Begaj 57 vjeçe (gruja Lavdoshit) dhe Afërtida Begaj  afro 90 vjeçe (nëna e Lavdoshit) kanë humbur jetën.

Jani dhe Lavdie Meta mbetën të plagosur rëndë. Çifti i bashkëshortëve u dërgua fillimisht në spitalin e Gjirokastrës, por për shkak të lëndimeve serioze u vendos për nisjen e tyre drejt kryeqytetit, në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në automjetin tjetër që u përfshi në aksident, u lënduan lehtë tre persona të tjerë, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.