Në episodin e radhës në “Histori për Profetët në Kur’an”, sjellim historinë e një të moshuare e cila prej 3 dekadash është një besimtare e devotshme. Në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, gëzojmë një besimtare që prej 30 vitesh jeton me besimin. Ajo nuk ka patur mundësi të shkojë në Umre… udhëtimin e ka parë vetëm në ëndërr.
Fatma Naçi dhe vajzat e Fondacionit Firdeus e vizituan nënën Xhemilen, të cilën e gjetën në xhaminë e Tabakëve duke iu lutur të madhit Zot.
Fatma: Nënë Xhemile si je? Kemi ardhur me vajzat e Fondacionit Firdeus që të të takojmë nga afër… ne kemi ardhur se ti ke 30 vjetorin
Nëna Xhemilja: 30 vjetorin po… 30 vjet që bëj sexhde. 30 vjet në rrugën e të madhit Zot, 30 vite që kam jetuar me besimin.
Fatma: Ti ke rritur e edukuar fëmijë, nipër e mbesa. Mesa më the, ti ke shkuar dy herë për Umre, si ke shkuar?
Nënë Xhemilja: Në ëndërr vetëm… vetëm në ëndërr kam shkuar (përlotet)
Fatma: Kemi një surprizë të vogël për ty nënë Xhemile
Ndiqeni klipin: