Një podcast përlotës: Çastet dhe porositë e fundit të njeriut më të mirë të njerëzimit, Profetit Muhamed a.s

Kaluan 7 ditë në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit, 7 ditë më pranë besimit, paqes së shpirtit. Në serinë e radhës në Podcast, Elvisi na rrëfen mes emocioneve tepër të forta, çastet dhe porositë e fundit të të Dërguarit të Zotit, Profetit Muhamed Alejhi Selam.

Elvisi ndalon në rrëfim 15 ditë para se Pejgamberi të largohet nga kjo botë e deri tek momentet finale, një rrëfim që na mbushi me lotë.

Elvisi: 15 ditë përpara se të japë shpirt, Pejgamberi takon Aishen. Ajo nuk e dinte se pejgamberit i kishte nisur sëmundja dhe i thotë “o i Dërguari i Zotit, shumë më dhemb koka”.

Pejgamberi i thotë ‘Nëse ndërron jetë, nëse një sëmundje do të të marrë, unë do të jem këtu… dhe do të të bëj të gjitha ritet për ty, unë do të lutem për ty.’

Aishja nuk e kuptoi mesazhin dhe kjo tregon edhe për nivelin që ishte Pejgamberi alejhi selam. Aishja disi u mërzit se përse Pejgamberi i përmendi vdekjen.

Pejgamberi i buzëqeshi Aishes dhe i tha… “o Aishe, dhimbja e kokës tënde nuk është asgjë… ta dish ti sesa shumë më dhemb mua koka dhe sesa i sëmurë jam”

Afërsisht 9 ditë para se të ndërronte jetë, Muhamedi a.s tha se donte të shkonte për vizitë tek varrezat ku preheshin dëshmorët e Uhudit. Ata që kishin sakrifikuar e dhënë jetën… atje e shoqëronte një prej shokëve të tij.

Pejgamberi thotë këto fjalë dhe lutet për to.

“Paqja qoftë mbi ju, o banorët e këtyre varreve dhe unë se shpejti do të vij tek ju”

Sahabi që e shoqëronte, i bëri përshtypje dhe i tha, o i Dërguari i Zotit, çfarë ishte kjo lutje?

Pejgamberi i tregoi: Zoti i Gjithësisë më ka lënë të zgjedh një prej dy alternativave… më ka lënë të jetoj sa të dua në këtë botë, ose të shkoj tek Ai.

Sahabi i tha: Pash të madhin Zot, ne të kemi më të shtrenjtin… pse nuk rri me ne?

“E kam vendosur… më ka marrë malli të takoj Zotin tim”-i përgjigjet Profeti Muhamed alejhi selam.

Pak nga pak, sëmundja që kishte vinte dhe avancohej. Një ditë, ai ishte në shtëpinë e Aishes dhe dëgjon zhurma, pasi shtëpia ishte pranë xhamisë. Aishja i tregon se njerëzit janë në merak e nuk ikin në shtëpi, se përse i Dërguari i Zotit nuk po vjen në xhami për të falur namazin.

Pejamberi doli, duke e mbajtur dy prej shokëve të tij. U ngjit në mymberin e xhamisë dhe u tha besimtarëve…. ky është fjalimi i fundit.

“Kam dëgjuar që ju po frikësoheni për mua (mos vdes)… ne, në këtë botë jemi udhëtarë, nuk do të qëndrojmë gjithmonë këtu. Ne synojmë të takohemi në Haud (vendi ku do të takohen Pejgamberi dhe ymeti vet në Ditë e Gjykimit). Për këtë arsye, mos u frikësoni. Pasha të madhin Zot, nga ky mymber ku po flas, Zoti ma ka dhënë të shoh Haudin. Po ju them që dy gjëra të mos i lini. Ta falni namazin dhe t’i respektoni bashkëshortet e juaja. Dhe një këshillë dua t’ju jap…s’jam frikësuar asnjëherë për ju kur keni qenë në varfëri. Në të ardhmen do t’ju hapen shumë vende, do t’ju vijnë shumë pasuri… lus Zotin që të mos shkatërroheni kur t’ju hapet kjo botë, t’ju vijnë të mirat e saj, njëlloj si shumë popuj të tjerë më parë.

Pastaj, siç i takon një Pejgamberi të madh, Muhamedi Alejhi Selam, e ngre pak zërin dhe u thotë:

“O vëllezërit e mi, u bë një kohë e gjatë që kemi jetuar bashkë. Pash Zotin, nëse dikujt i kam hyrë në hak, se ndoshta nuk e mbaj mend, nëse dikujt i kam hyrë në hak, ju lutem ma thoni se dua të iki i pastër tek Zoti im”…

Mendohet që ka patur dy raste. Është ngritur njëri që i ka thënë “o i Dërguari i Zotit’, dikur më ke marrë 3 dirhem” është diçka e vogël. Dhe Pejgamberi Alejhi Selam i thotë t’ja japin dhe ata ia japin. Ai i mori dhe u gëzua, tha “e di pse i kërkova këto tre lekë? Unë t’i kisha bërë hallall, por doja të kisha një gjë nga duart e tua, t’i kem si dëshmi para Zotit.

Një tjetër thotë: kur kemi qenë në luftën e Bedrit e kemi qenë në rresht, ti më kë shtyrë mua në pjesën e barkut, edhe unë e dua hakun.

Pejgamberi alejhi selam e ngren rrobën dhe ai i afrohet dhe përqafon.

Më tutje Pejgamberi ka bërë një dua shumë të bukur për njerëzit.

Ka thënë ‘Zoti ju faltë, Zoti ju mëshiroftë, Zoti ju mbrojtë, Zoti gjithmonë ju drejtoftë, Zoti ju pastë nën kujdesin e Tij, Zoti qoftë gjithmonë me ju.

I ka parë me dashuri shokët e vet dhe dalëngadalë i mbështetur tek ta, ka hyrë në shtëpi. Po flasim për tre ditë para se të ndërronte jetë.

Ditën e fundit, ditën e hënë… Pejgamberi Alejhi Selam, bëhet pak më mirë në mëngjes. Ai hapi pak perdet dhe pa që njerëzit po hynin në xhami për namaz. Njerëzit nuk po hynin në namaz nga kënaqësia se po i shihte Profeti Alejhi Selam. Pejgamberi po u buzëqeshte…

Ata menduan se Profeti u bë mirë, kurse në të vërtetë thonë dijetarët e Islamit, ai po ndahej me buzëqeshje me shokët, me ymetin e tij. Atë ditë, rreth orës 9 e 30 minuta apo 10 të asaj dite, Pejgamberi ka shkuar tek Allahu.

Tregon Aishja. ‘E pashë Pejgamberin që thoshte… me të vërtetë, vdekja ka agoninë e vet, të vërtetën dhe udhëtimin e vet’.

Aishja tregon se Pejgamberi fillon e bëhet më i rëndë në kraharorin e saj. Në atë moment bjen dera, hyn Fatimeja. Ajo e pa që ai nuk lëvizi. P

ejgamberi i Allahut, pak para se të vdesë, i ka thënë “kjo është brenga e fundit e babait tënd, pas kësaj, nuk ka më…”

Pasi ikën Fatimeja, Profeti Alejhi Selam hyn në agoninë e vdekjes. Aisheja e dëgjon duke thënë…

Ndiqeni klipin