Si trajtohet fenomeni i msyshit? Podcast me Elvisin: “Kam zbritur në Kur’an, atë që është shërim e mëshirë për besimtarët”

Në këtë episod të podcast me Elvisin, trajtojmë një fenomen që shumëkush mund ta ketë përjetuar apo parë mes të afërmve apo miqve të tij.

Fillimisht ndalojmë tek xhindët, për të shkuar më tutje tek fenomeni i msyshit dhe sesi kjo energji (më së shumti) negative mund të largohet duke përmendur Fjalën e të Madhit Zot.

Elvisi: Për ata që kanë pak informacion më shumë për botën e xhindëve, e dinë sepse Kur’ani i përmend ata.

Xhindët kanë arsye, kanë logjikë, janë si ne. Ju thatë se ata ndodhen në botë paralele, por mundet të themi botë me parametra dhe kritere të tjera, të cilat për syrin tonë, për ndjesinë tonë, ato nuk shikohen e ndihen nga ne.

Zoti i Gjithësisë, që e di të dukshmen dhe të padukshmen, na shpjegon neve që ka krijesa tjera, xhindët, engjëjt.

“I kam krijuar xhindët dhe njerëzit për të më njohur/adhuruar mua.”-thuhet në Kur’an. Pse përmenden përpara xhindët? Sepse janë krijuar përpara njerëzve. Ata janë krijuar të kenë vullnet të lirë (si ne).

Xhindët janë krijuar nga zjarri, engjëjt nga drita. Zoti ka folur jo vetëm një herë (në suren xhin), por në disa raste.

-Të hyjmë pak më thellë në temën e xhindëve, në temën e krijesave që nuk njohim… mbaj mend i vogël, na çuan tek një hoxhë. Ka qenë koha e Enverit… dhe realisht gjeti gjithçka që kishim kaluar në jetën tonë. Kur është sëmurë i vogël, kur ka bërë këtë, kur ka bërë atë. Ne nuk ishim takuar ndonjëherë (me hoxhën). Kuptohet që bënte disa parashikime për të ardhmen, por nuk më kanë dalë ato parashikime. Por, si funksionon kjo gjë? Si mund t’i gjejnë këto njerëzit?

Elvisi: Këto njerëz janë të lidhur me xhindët. E kaluara është e ditur. Kur them e ditur, për personin vetë, por dhe për xhindin. Për të kaluarën është e thjeshtë, por të ardhmen e di i Madhi Zot.

Këto njerëz që janë të lidhur me xhindët, informohet nga këta të fundit. Por, në Kur’anin famëlartë është e ndaluar që drejtpërdrejtë ne të kemi raport me botën e xhindëve. E dyta, ata janë krijesa të një ‘formati’ tjetër.

E kanë pyetur Pejgamberin Muhamed për fallxhoret, këta që parashikojnë të ardhmen.

Shpjegoi Profeti… “Çështja është kështu. I Madhi Zot, i qofshmin Atij falë,  nga Madhështia e tij i shpjegon engjëjve të qiellit të shtatë, një trend të vitit apo një dekade që po vjen, një lloj kaderi të asaj që do të ndodhë në të përgjithshmen dhe detajet e veta.”

Dhe kështu vijon në qiejt që ka krijuar i Madhi Zot. Përveç asaj që është liria njerëzore, asgjë nuk është rastësore. Kur xhindët vijnë në qiellin e dynjasë, kur ata kanë mundësi të dëgjojnë, ata dëgjojnë diçka nga biseda e engjëjve mbi Kaderin që ka zbritur Zoti.

Dhe thotë (Profeti): “Merr diçka, i shton 99 rrugës”… pra ata marrin orientimin, por ato që shtojnë, kjo varet nga nivelet e tyre.

Pra siç bëjmë ne…                                                                                                     

Po, japin komente. Shtojnë pra, 99 gjëra.

-Më shkruan dikush. Kohët e fundit kam përjetuar një ndodhi të frikshme. Kur jam në gjumë, kam ndier sikur diçka e rëndë ndodhet në trupin tim, e nuk mund të bëj dot lëvizje. Kam shkuar tek doktori, më ka thënë e ke psikologjike. Kam parë në youtube, një fenomen i tillë është “sleep paralyse” (paralizë në gjumë). Kam shkuar tek psikologu, por nuk më ka bërë derman. A mund të më bëjë derman Kur’ani

Elvisi: Nga eksperienca e njerëzve që njohim. Gjëja e parë, për t’ju shmangur kësaj gjëje, fillon përpara se të ndodhë.

Pejgamberi ynë Alejhi Selam, na ka treguar se gjëja e parë kur shkohet për të fjetur, pastrohet shtrati. E dyta, nëse është e mundshme të flemë me abdes, kjo është më e mira… por kuptohet, ka disa arsye që mund të mo ndodhë kjo. E treta, që ka mundësi ta bëjë çdokush. Të lexohen tre suret e Kur’anit (Qul Huëa Allahu; El-Felek; En-Nas). Janë tre sure të shkurtra, që shumëkush prej nesh i dinë, por jo të gjithëve u kujtohet para se të flenë. Ndonjëherë harrojmë, ndonjëherë nënvlerësojmë.

E para, ndikon për namazin e sabahut. Sepse ky namaz nuk duhet humbur. Përpara se të lindë dielli, ne ia kemi obligim Atij që na dhuroi jetën, i qofshim falë, Atij që e përshkroi veten si i Gjithëmëshirshmi dhe Mëshirëploti. Ne e kemi për detyrim të falim sabahun.

Pejgamberi përpara se të flinte, i fryn këtyre tre sureve të Kur’anit. Je duke lexuar librin që zbriti i Madhi Zot, e pasi i lexon prek trupin tënd.

Mundeni po ashtu, që përveç këtyre tre sureve, mund të lexoni ajetin Kursi. Pra, të paktën një nga këto. Sepse të jemi realist, ne duam islam praktik.

Si ka thënë Profeti? Më mirë një gjë e vogël dhe e vazhdueshme, sesa një gjë e madhe dhe e përkohshme.

Ai që ka shqetësime, si rasti që pyete… nëse nuk i ke bërë këto, ajo nuk të ndodh. Por nëse ke një magji largqoftë apo një msysh i fortë… pra nëse ti nuk ke punuar me të dhe ajo ka agravuar, këtu krijohen probleme.

Për këtë aspekt, unë do t’u sugjeroja të gjithëve, që t’i marrin këto masa.

-Një pyetje tjetër… vijmë dhe thellohemi më tutje. Shpesh është njohur, ajo që ne quajmë msyshi. Të vjetrit kanë pas thënë fjalë të rënda, e mori msyshi, filani ka sy, energji negative, etj. Sa i dëmshëm është msyshi, ky fenomen që ka rrezikshmëri

Elvisi: Pejgamberi alejhi selam ka thënë që “Pas Kaderit të Zotit të Gjithësisë, nuk shkakton më shumë vdekje tek njerëzit, sesa syri”.

Tani çfarë është syri? Është një lloj energjie, një lloj ndikimi. 95% është negativ.  Është vetëm një 5% e rasteve, kur një njeri merr msysh një njeri, nga e mira.

Për shembull. Pejgamberi ka qenë duke udhëtuar me shokët e tij. Ndalojnë në një lumë për t’u qetësuar. Një sahab heq rrobën e sipërme të trupit dhe hidhet për t’u larë. Një tjetër shok tha, s’kam parë trup më të bukur si të filanit. Këtu nuk ka asgjë të keqe në shikim të parë. Por ai tjetri që ishte në lumë… iu fut koka në ujë, spo dilte më. Njerëzit e nxorrën në gjendje të pandërgjegjshme. E lajmëruan Pejgamberin alejhi selam.

Ai erdhi dhe tha…  “pati dikush që ndikoi”. Njerëzit i thanë filani foli në këtë formë dhe Profeti e qortoi.

I tha… “Si shpjegohet që e pe të pëlqeu diçka tek yt vëllai dhe nuk the Masha Allah?”

Pra, nuk përmendi Allahun…

Po. Sepse ajo frenon energjinë në fjalë. Sepse ku është Fjala e Zotit, dëmi është larg. Por ky është rasti kur dihet ai/ajo që të ka marrë msysh.

Kurse, 95%, syri është kur robi e ka inat, e ka cmirë tjetrin. Kjo është belaja e madhe. Nëse syri është një ditë, dy ditë, 6 muaj, Kur’ani e zhduk, e shuan. Por nëse ne e lëmë, ajo krijon turbulencë tek njeriu, sëmundje. Ndoshta na bën Zoti të dobishëm me këto sugjerime dhe vëllezërit e motrat që na dëgjojnë, u vlen, edhe ata që e kanë dëgjuar, ndoshta u vlen për rikujtim.

Syri, shkelja, magjia, janë etapa. Syri është i madh, sepse çdo ditë njerëzit jetojnë me njëri- tjetrin. Apo Zot na fal, tani që janë hyrë dhe në rrjetet sociale. Ka dhe eksperienca edhe nga fotot.

Magjia është më e rëndë se syri. Magjia është fokus. Ka një qëllim të caktuar, është lidhja me xhindët, etj. Rruga më e shkurtër, më e begatë, më e paqtë, më fisnike, është rruga e shërimit me Kur’anin Famëlartë.

Elvisi: Po ju tregoj një histori personale me çështjen e msyshit. Më mundëso kohën, që ta tregoj.

-Patjetër…

Elvisi: Kisha mësim atë ditë, në xhami. Dhe isha ulur për të konsumuar një makiato. Më bjen telefoni. Nuk e njihja numrin. Alo i them, alo më thotë.. jam një vëlla që vij për të xhuma në xhami. Kam një hall më tha dhe nisi t’më tregojë.

Më tha, ishim në një tip feste, ditëlindje.  Duke kërcyer, kishim një mbesë, rreth 20 vjeç, dhe ajo ra në tokë në çast. Pa ndjenja. Ai më kishte marrë pak çaste pas saj.

I thashë gjënë më normale. “Vëlla çoje në spital. Çoje tek mjeku që është kompetent.”

Mund të kenë kaluar, dy orë, dy orë e gjysëm. Telefoni më bjen sërish. Më thotë, e çuam në spital, parametrat i ka të gjitha mirë por nuk po çohet.

S’dija çfarë t’i thoja… më tha “o vlla jemi tek xhamia”. U ngrita dhe u çova për atje. I takova, i pyeta ku është. Në makinë më tha ai. Në makinë ishte në sediljen e pasme. Ishte me nënën dhe të vjehrrën. Ajo ishte e martuar, me fëmijë të vogël. Shkova. Ajo ishte e mbështetur, pa ndjenja. I kërkova të tjerëve të dilnin, të këndoja një sure. Mjekët kishin thënë që i ka parametrat mirë, tensionin mirë, gjithçka mirë… pra me çduket edhe ata dyshonin që ka diçka të kësaj natyre.

-Po ka doktorë që edhe pse nuk e pranojnë haptas, e thonë në të tilla raste indirekt, dërgoje njëherë në xhami.

Elvisi: Tani, aty del nëna e vjehrra. Unë qëndrova jashtë makinës dhe nga jashtë, i këndoj vetëm tre sure. Sepse as aty nuk ishte vendi të këndoja. I thashë “çohu” pas sureve…. Ajo hap sytë. Vjen në vete. Ajo më pa, lëvizi kokën dhe pa minaren e xhamisë dhe më pyeti… ‘ku jam?’

I thashë “në vend më të mirë, nuk ke patur mundësi të jesh”.

Nuk kam parë aq shumë puthje e përqafime e lavdërime që më kanë bërë njerëzit. U thashë nuk jam unë ‘njësh’, por unë këndova suret e Kur’anit, Fjalën e Zotit.

Kjo histori u mbyll. Vjen e xhumaja e radhës. E takoj në xhami dhe më thotë. Vëlla, nusja nuk është mirë.

I thashë, a ia keni vënë rukjen që ju dërgova, tre herë në ditë? Më tha vëlla, menduam se u bë mirë, nuk ka vënë njeri rukje… M’u lut të shkoja sërish. Shkova. Ia vendosa linkun me rukjen dhe i thashë, ju lutem, nuk mund të vij dot. Edhe njerëzve unë u them. Të gjithëve që na dëgjojnë. Nuk keni nevojë jo është filan hoxhë apo filan hoxhë. Jo. Na mjafton i madhi Zot. Mjafton Kur’ani dhe rukjet.

Pas disa kohësh e takojë këtë personin. E pyeta si është nusja. Më tha thjesht… ‘si kokrra e mollës’.

Dua ta mbyll këtë diskutim, duke përmendur Kur’anin, një ajet…”Kam zbritur në këtë Kur’an atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët”.