Sulm terrorist pranë Moskës: Persona të armatosur qëllojnë ndaj dhjetëra njerëzve në një koncert muzikor

Të paktën 5 persona të armatosur dhe me veshje ushtarake, kanë hapur zjarr me breshëri në drejtim të dhjetëra njerëzve që ishin mbledhur në një koncert muzikor në “Crocus City Hall”, në Krasnogorsk, në afërsi të Moskës.

Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB-Shërbimi sekret) ka thënë se të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi pasditen e kësaj të premteje në afërsi të Moskës.

Autoritetet po e hetojnë rastin si një sulm terrorist, i cili është më tragjiku i ndodhur ndonjëherë në Rusi përgjatë viteve të fundit. Disa persona të armatosur hynë në një koncert muzikor ku pritej të luante një bandë e njohur muzikore ruse dhe atje nisën të qëllojnë mbi qytetarë. Pas vrasjeve, njoftojnë autoritetet ruse, personat e armatosur i kanë vënë zjarrin godinës.

Siç raporton Reuters, dhjetëra autoritete ruse ndodhen në vendin e ngjarjes, përfshi këtu dhe të paktën 50 autoambulanca.

Reuters shkruan se ende nuk ka mundur të verifikojë videot e shumta të publikuara tanimë në media e rrjete sociale.

BBC-ja nga ana tjetër, ka publikuar disa syresh, të cilat mund t’i gjeni duke klikuar KËTU

Më poshtë po përcjellim një seri me video, të publikuara mbi rastin.