Në këtë episod të radhës në Podcast me Elvis Naçin, vijojmë diskutimin për një temë që shumëkush prej nesh e ka hasur, syrin dhe magjinë.
Ashtu si episodin e kaluar, Elvisi shpjegon se përmendja e Krijuesit të Gjithësisë, recitimi, dëgjimi apo leximi i Kur’anit Famëlartë, janë një zgjidhje për për të tilla fenomene.
Në këtë episod, Elvisi tregon për dy histori të tij personale.
-Do vijojmë temën e syrit dhe magjisë. Na premtove që do të na tregosh dy tre eksperienca personale…
Elvisi: Po. Shpresoj do t’i vlejnë vëllezërve dhe motrave, sepse janë gjëra që mund të ndodhin në jetën e përditshme, në familjet shqiptare.
Kam një eksperiencë me një fëmijë timin, nuk po e specifikoj kush. Ishte vonë, ishte verë. Vjen një koleg, një imam xhamie. E kishim lënë për t’u takuar. Takohemi. Ndërkohë që po zbriste nga makina, nëna ime, në atë kohë ishte në Itali. Fëmija im ishte ende i vogël, ishte ende me qumësht. Më thotë, a mi çon disa foto të fëmijës? Po i them. Mi ço pak se më ka marrë malli më tha. I çoj fotot ndërsa kolegut i them, a mund të ecim pak?
Nuk kaloi as dy tre minuta dhe bie telefoni. Hajde më tha bashkëshortja, sepse fëmija nuk është mirë. E kuptova direkt ku ishte situata. Fëmija dridhej dhe po qante. I këndova, i vendosa rukjen dhe normal që situata kaloi shpejt.
Por çfarë desha të nxjerr nëpërmjet kësaj? Çfarë kishte ndodhur? E kanë parë foton, dhe për çastin kanë harruar të përmendin Zotin, të thonë Marsha Allah. Por shiko sesa ndikon. Ata ishin në Itali.
Nusja më pyeste. Çfarë ndodhi, çfarë pati fëmija…? Fillimisht nuk i tregova, dola. Më tutje i kam treguar. Kjo ishte një eksperiencë. Sepse shumë prindër duan të nxjerrin fëmijën në rrjetin social, të nxjerrin foto. Por të përmendin emrin e Zotit, t’i këndojnë. Të mos jemi fare vigjilent, nuk është mirë.
Që t’i japim një mesatare kësaj bisede. Kjo nuk do të thote që fëmijët tanë të rrinë të izoluar, por ne, sa janë ata të vegjël, t’ja vendosim atë rukje për shërim. Mir është, që çdokush prej nesh të mësojë disa lutje.
Pejgamberi Muhamed i bënte lutje Hasanit dhe Hysenit dhe ka thënë, ia bënte (lutjet) Ibrahimi, Ismailit dhe Is’hakut.
Kemi dhe një ngjarje tjetër, që kishim dëshirë ta ndanim…
Po. Kam një tjetër rast dhe më pas, do të dalim tek një tjetër rast i rëndë, si ai që shpjeguam dje.
Fëmijët, Zoti i Ruajtë. Neve na ka dhënë mënyrën dhe formën sesi neve t’i ruajmë fëmijët tanë. Ne thjesht po themi që këto raste nuk duhen nënvlerësuar.
Më tutje Elvisi shpjegon rastin e një vajze 17 vjeçare, shpresat për të cilën dukeshin të humbura.
Elvisi: Tek lagja në Ali Dem. Shkoja tek berberi. Emrin e ka patur Jusuf. Ishte besimtar. Shkova për t’u qethur. Fëmija i gocës së tij, kishte probleme. E pyeta. Më tregoi se pak pasi ka lindur, foshnja nuk pinte gji. Mir kjo, por nuk pranon të pijë as qumësht me biberon. Kishte 1 muaj që torturohej nëpër spitale.
I thashë që do të shkoja për ta takuar. Çfarë kam bërë? Dhe kjo është çfarë bën çdo teolog dhe çdo njeri mund ta bëjë. E mora fëmijën, 4-5 minuta. Kam kënduar tre suret e fundit të Kur’anit Famëlartë. Më pas i vendos fëmijës për të pirë. Sa ia vendos, ai qan dhe pastaj… fillon të pijë. Kishte qenë fëmija duke mbaruar. Nuk ia gjenin çfarë ka. Fëmija ishte i etur pafund dhe gjynash që ishte larguar nga gjiri nënës. Nëna e saj qante kur pa fëmijën duke pirë. Qante, thoshte mos jam në ëndërr.
Ne dje folëm për një histori… kjo si bisedë, u bë nga ana ime me disa prej familjarëve të mi. Kalojnë disa kohë nga kjo bisedë. Një natë u ktheva vonë në shtëpi, në 12 të natës. Po konsumoja ushqim. Bie dera. 12 e natës ora… Në 12 të natës, ka diçka, nuk bie kot dera. Ishte tezja ime.
I thashë ‘hajde, çfarë ka? Çfarë ka ndodhur?
“Kam ardhur për diçka” më tha… “kam dëgjuar dhe unë atë historinë me atë vajzën që të ka ndodhur tek xhamia.”
Po i thashë, më trego…
Ajo më tregoi… “Kanë humbur shpresat dhe na shkoi njëherë në mendje. Një vajzë 17 vjeçe, e fisit nga nusja e djalit të tezes. Ajo ishte në reanimacion. Mjekët e kishin trajtuar, por kishin dalë në konkluzionin që zemra po e lë. Sot apo nesër, vdes.
Kur më tha që kështu kanë thënë mjekët… unë s’mund të ndërhyj këtu normalisht. Por nga ana tjetër, kur dikush të kërkon, mban njëfare shprese, mua më takon moralisht. U nisa bashkë me tezen në spital, në QSUT. Hyj aty dhe vetëm ajo ishte e re, të gjithë moshë e madhe. Për të hyrë, ka rregull, por shqyr Zotit, një nga infermieret më futi. Vajza ishte në gjendje të pandërgjegjshme. Nuk vinte në vete. Shikoja një person që rrinte pas meje.
Fillova t’i këndoj. Shyqyr Zotit, pashë dy shenja. E para, hapi njëherë sytë dhe i mbylli. E dyta, shenja tjetër ishte se po i skuqeshin faqet. Më bënë përshtypje. Dola prej aty. U them njerëzve të afërt, “Zoti i ka në dorë gjërat, por ju lutem vendosjani Rukjet, Kur’anin… sepse i pashë dy shenja, por s’mund t’ju them më shumë. Ne le të bëjmë sebepet tona”
Pasha të Madhin Zot, ajo për 48 orë ishte në shtëpi. Siç e shpjeguam dhe herën e kaluar, syri i fortë jep dhe problematika në fizik. Për një kohë kam pyetur nga meraku, sesi ishte vajza. Dhe ajo nuk kishte patur problem.
-Po personi që të rrinte nga pas, kush ishte?
Personi që rrinte pas, punonte në spital. Mendova do të jetë në turnin e vet dhe qëndron aty. Ashtu ishte. Kur ktheja kokën pas, ajo vetëm qante. Me vete thashë, mos bëhet merak, vajzë e re. Më vonë mësova që kishte qenë e ëma e asaj vajze, ajo punonte atje.
Këto eksperienca kanë qenë… duken të rënda, por me forcën e Kur’anit, ato bëhen të lehta.
Msyshi bazohet në Kur’an, ku më tepër?
Elvisi: Ka disa ajete në Kur’an.
“Gati janë ata të cilët nuk besuan, gati po të hajnë ty o Muhamed me shikimet e tyre”.
Ky është një ajet që këndohet shumë për syrin. Tani po dalim nga tre suret. Jakupi alejhi selam i tha bijve të tij kur do të shkonin për të gjetur Jusufin. Mos hyni në dyert e Egjiptit nga një derë, por nga dyer të ndryshme, sepse fëmijët e tij ishin të bukur dhe ai po i ruante nga syri.
Kur dëgjohet, lexohet Kur’ani, njeriu gjen vetëm mirë. Nuk ka gjë më të mirë, që të begaton, stabilizon, të jep mendim më të qartë, sesa dëgjimi apo leximi i Kur’anit.