Në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit, ndalojmë për një çast në disa prej sureve të Kur’anit Famëlartë, më konkretisht në ato që njihen si Ajetet e Shërimit.
Elvis Naçi i shpjegon në detaje në serinë e kësaj të diele në Podcast, se cilat janë këto 6 ajete të fuqishme të Kur’anit. Më tutje ai ndalet në përmendjen e disa haditheve ku tregohet sesi ajetet në fjalë kanë shërbyer që në kohën e Profetit Muhamed Alejhi Selam.
Elvisi: Kur’ani ka vetëm 6 ajete ku përmendet fjala ‘shifa’, pra shërim.
Tregohet që një nga të devotshmit, një nga të Dashurit e Zotit të Gjithësisë, kishte djalin sëmurë. Gjendej në Medinë. Pasi fal namazin, shkon për një vizitë në kopshtin Rrauda, pra në kopshtin që quhet si kopshti i xhenetit. Është nga shtëpia e Pejgamberit deri tek mihrabi ku ai falte namazin. Kjo distancë është quajtur kopshti i xhenetit, sepse derisa ai shkonte për namaz thoshte ‘jam njeriu më i lumtur në botë, më është bërë kënaqësia më e madhe e jetës falja e namazit’.
Personi në fjalë fali dy rekatë dhe u largua. Shkoi në shtëpi dhe u shtri. Në ëndërr, sheh Pejgamberin Alejhi Selam. Pejgamberi e pyet në ëndërr… “ pse të shikoj të mërzitur”.
Ai i përgjigjet: Ja resulallah, O Pejgamberi i Zotit, fëmijën e kam sëmurë dhe nuk po ia gjej një ilaç. Mjekët nuk po i bëhen sebep për shërim. Imagjino Pejgamberi i Zotit, kur të sëmuret evladi, njeriu trishtohet.
Pejgamberi i drejtohet, në ëndërr… “Ku je ti, në raport me ajetet e shërimit?” Ai i thotë, hafiz ishte… “ja resulallah, kush janë 6 ajetet e shërimit?”
Pejgamberi ia thotë, e në të njëjtën kohë ia kujton sepse ai nuk i kishte fiksuar ato.
Pejgamberi i thotë…
-Ajeti i parë, është ajeti i sures Toube, ku thuhet… “Dhe i shëron kraharorët e njerëzve besimtarë”
Ky ajet përdoret për sëmundjen. Ky nuk është ajet që përdoret për syrin, por për çdo sëmundje.
Ajeti i dytë, është i sures Junus, ku thuhet…”O ju njerëz, ju ka ardhur juve një këshillë dhe një mësim nga Zoti juaj dhe shërim për kraharorët tuaj. Është udhëzim dhe mëshirë për besimtarët”
Pra këtu zgjerohet. E para thotë njerëz të tokës ju ka ardhur një mësim i vyer nga Zoti juaj, shërim, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët. Shih sa të mira ka.
Ajeti tretë, i sures Isra, ku thotë… “Zbres në këtë Kur’an atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët”
Këtu përdoret shërimi përpara mëshirës. Drejtpërdrejt.
Ajeti katërt, i sures Shuara… “Ai më ushqen, Ai më jep të pi, e kur sëmurem, Ai më shëron.
Po ta shikosh me vëmendje, kur vjen puna tek sëmundja, thotë kur të sëmurem, Ai më shëron. E thotë me edukatë (Ibrahimi alejhi selam në këtë rast) përpara Zotit. Sëmundja nuk i pëlqen njeriut, por nga Zoti vjen. Pa Lejen e Tij, nuk bie gjethja nga pema.
Ajeti pestë, i sures Fusilet… “Thuaj, për ata të cilët kanë besuar, se ky libër është udhëzim dhe shërim”
Ajeti gjashtë, në suren en-Nahl… “Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëngu i mrekullueshëm i mjaltit, ngjyrat i ka të ndryshme, në të ka shërim për njerëzit”.
Pra, del mjalti, mjalti ka ngjyra të ndryshme e në të, ka shërim për njerëz. Çfarë thotë sot shkenca për mjaltin…?
Për të vijuar me rrëfimin. I devotshmi shkoi tek i biri, në shtëpi dhe i këndoi këto ajete të shërimit. Me lejen e Zotit, i biri shërohet.
Elvisi: Të kuptohemi mirë! Kjo nuk e shmang mjekun. Mjeku dhe Kur’ani, janë nga i njëjti Zot. Sepse çfarë bën njeriu, i atribuohet Atij, Ai e ka krijuar. Pra të gjitha këto janë korsi.
-I përshtatet kjo një ajeti ku thuhet çdo shërim kërkojeni në tokë?
Elvisi: Patjetër. Biles ka thënë i Madhi në Kur’an, “Për çdo sëmundje ka shërim. Problemi është se sot për ndonjë sëmundje që nuk është gjetur zgjidhja, shërimi këtu është.
Ne po i sjellim për lexuesit e ndjekësit ajetet e shërimit, të cilat i gjeni këtu. Janë të kënduara nga bilbili i Kur’anit Egzon Ibrahimi. I gjeni në faqen Elvis Naçi në youtube, por patjetër edhe në vende tjera.
Elvisi: Një ditë isha me disa miq të afërt. Të tregoj një histori. Djali i tyre i vogël, afro 11 vjeç, kishte një 1 që çohej natën, bërtiste. Ishim ulur në një qendër tregtare atë ditë. Iu afrov fëmijës, i vendosa duart në kokën e tij dhe i këndova këto ajete, 4-5 minuta. Edhe kur dolëm herë tjetër, i pyeta. Më thanë është shumë mirë. U thashë keni një detyrim, duhet t’i mësoni ju këto ajete… doja t’i vija në pozitë. Më pas i pyeta sërish, më vonë… (qesh) sa herë i pyesja a i kishin mësuar, ndërronin muhabetin (qesh).
Me thënë të drejtën, kështu jemi ne. Sa kalojmë hallin….
Elvisi: E kuptoj, por, vëlla i nderuar. Me një pjesë të trupit, kam eksperiencë nga vetja. Vendos dorën dhe këndon këto ajete. Ore, mund të mos funksionojë fare, pak rëndësi ka. Se mund të jetë një sëmundje që ka një ilaç specifik, por edhe ajo nga i Madhi Zot është
-O vëlla, unë sot në mëngjes mezi erdha këtu. Të begatoftë i madhi Zot. Isha si paqejf, por duke të të dëgjuar, sikur u shërova (qesh)
Elvisi: Po vëlla, është Fjala e të Madhit Zot. Mund të jem i lodhur, por kur filloj të flas për të Madhin Zot, sikur kam pirë noj diçka që më ka dhënë forcë, nuk e di si ta shpjegoj. Kjo edhe vërtetohet me ajet… “Me përmendjen e Zotit, stabilizohen zemrat”
Njeriu është shumica ujë. Fjalët e mira, veçanërisht përmendja e të Madhit Zot, bën një sinkronizim të ujit në trup, që ti çuditesh. Ndjen mirësi, kënaqësi, shplodhje. Pse thonë njerëzit kur shkojnë në Qabe, ‘nuk e dija që isha kaq i fuqishëm’. Pse? Prej besimit në të Madhin Zot. Ngrihesh shpirtërisht e mendërisht.
Më ndodh në hutbe. Aty kam pregatitur temën. Më vijnë mendime të vyera. Në hutbe, sikur shndërrohem. Edhe bashkëshortja më thotë. Sepse vetë Fuqia e Fjalës së Zotit, të bën të flasësh 30 minuta me temp dhe emocion… të flasësh për budallallëqe për 30 minuta, lodhesh.
Pse ushqimet janë kaq të mira për trupin? Sepse kur Ai e krijoi njeriun, ushqimet e pijet, i sinkronizoi këto të dyja. Imagjino çfarë mrekullie. Ti kur arrin ta hash një ushqim, nuk është vetëm i dobishëm për trupin, por edhe ti që e shijon. Ky është spektakli i të Madhit Zot. Tani kur ushqimin e ka bërë të mirë, imagjino Fjalën e të Madhit Zot. Një nga argumentet e të Plotfuqishmit, është sinkronizimi i krijimeve të Tij.
Kujto Profetin Musa. Faraoni i drejtohet me ironi, i thotë “Kush është Zoti juaj o Musa?”
E si ishte përgjigja e tij spektakolare… “Zoti jonë, është Ai që çdo gjë krijoi dhe pastaj e udhëzoi atë, nuk e la pa qëllim”.
-Asgjë nuk është kryer kot…më ngacmon një pjesë, e një ateisti që ngrinte idenë, pse e ka krijuar Zoti akrepin. Në një moment u futa për të parë akrepin. Të paktën 15 ilace për kancerin nxirreshin nga helmi i akrepit.
Elvisi: Paske bërë gjë shumë të mirë, Zoti të Shpërbleftë, por.. Pasi ke parë miliarda yje e miliarda galaktika, të merresh me akrepin… Pasha Zotin, nuk të marr seriozisht. Unë do t’i thoja këtij zotërisë, po mir, le të flasim njëherë për miliarda galaktikat e yjet, le të flasim për Diellin, pastaj të shkojmë tek akrepi.
Po dëgjoja sot një video të një mjekeje të dëgjuar angleze, fliste për agjërimin. Ajo thoshte, gjatë agjërimit gjeneroheshin qeliza ‘inteligjente’. Në momentin që çdo virus hyn në trup, këto qeliza menjëherë orientonin qelizat për ta pastruar nga këto.
Elvisi: Po ta shohësh, ajo nuk është muslimane. Por unë mendoj se aty, e kam parë videon, ka vetëm një gabim. Orari. Agjërimi vlen derisa perëndon dielli. Sa është dielli, ka energji për trupin. Në kohën që perëndon dielli, trupi ka nevojë për energji. Pra mendoj më shumë se ka të bëjë me perëndimin e diellit dhe jo orarin.
-Do të të pyes. Folëm për 6 ajetet e shërimit. Kam dëgjuar hadithe të ndryshme, për rolin e Fatiha-s për shërimin.
Elvisi: Pejgamberi alejhi selam, e ka lëvduar shumë suren Fatiha. E para. Surja ka vlera të jashtëzakonshme, por si sure shëruese është e fundit. Surja Fatiha është lënë epiqendër e namazit. Konceptet që ajo ka, ka të gjithë Kur’anin brenda.
“Vetëm ty Zot të adhurojmë, vetem prej Teje kërkojmë ndihmë”
Ky është Kur’ani. Ne jemi krijuar që të adhurojmë Zotin, të mbështetemi tek Ai dhe vetëm tek Ai të kërkojmë ndihmë.
Po të tregoj një histori. Shokët e Pejgamberit udhëtojnë për një mision për Islamin. Në kohën që kthehen, ndalojnë tek një fshat. I kërkojnë ndonjë ushqim, ato nuk ia japin. Shokët kanë patur nivel të lartë. I kanë thënë është e drejta juaj dhe janë larguar. Sapo dalin nga fshati, një akrep pickon të parin e fshatit aty. Këtë trasmetim e jep Bukari. Në fshat asnjë nuk e merrte përsipër dhe pyetën shokët e Pejgamberit.
Njëri prej tyre, i tha, ‘po unë shëroj’. Edhe sahabët e tjerë u çuditën, sepse e dinin që ai nuk ishte mjek. Ai shkon tek i pari i fshatit. I vendos dorën tek plaga dhe i këndon suren Fatiha 7 herë… dhe ai shërohet.
Ai nuk e kishte dëgjuar këtë prej Profetit, por e kishte kuptuar madhështinë e kësaj sureje. Dhe çfarë ndodhi? Banorët i dhanë si dhuratë disa dele. Sahabët i morën delet. Megjithëse ishin të uritur, një prej tyre tha.. ‘po ku e dimë ne, që këto dele i kemi hallall? Të mos i konsumojmë, derisa të pyesim Pejgamberin”.
Shkojnë dhe i tregojnë Profetit ngjarjen.Tha Pejgamberi alejhi selam… “Surja Fatiha, ajo me të vërtetë ndoshta është një shërim”.
E pyetën për delet. “Po, dhe një pjesë të vogël, të ma kaloni dhe mua”- i tha Profeti, për t’ja bërë sa më shumë hallal.
Një nga dijetarët e mëdhenj Ibn al-Jaëzi, thotë se nga ‘eksperiencat e mia, kur kam qenë disa herë në Mekë, kam patur probleme. Sa herë e kam vendosur dorën në vendin ku kam patur dhimbje e kam kënduar suren Fatiha, Zoti ma ka bërë Shifa (shërim)”. Pra surja ka vlera të mëdha.
Si fillon surja, a ka kënaqësi më të madhe?
“Kërkojmë mbrojtje nga i madhi Zot prej shejtanit të mallkuar, me emrit e Zotit, Të Gjithëmëshirshmit e Mëshirëplotit”.
Pra kujt po i drejtohesh? Zotit, të Gjithëmëshirshmit e Mëshirëplotit.
Gjëja e parë, si vijon…? “Falenderimet i Takojnë Allahut, Zotit të Gjithësisë.” Kjo është gjëja më e bukur që mund të bëjë njeriu, të falenderojë Zotin e Gjithësisë.
Ndiqeni këtu vijimin e Podcastit dhe peshën e madhe të Sures Fatima