Diana 11 muajshe e sëmurë rëndë, familja lutet për ndihmën e shqiptarëve

Kjo vajzë që derdh lot quhet Diana. Ajo është fare e vogël. Ende nuk i ka mbushur 365 ditë në këtë botë.

Diana ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është prekur nga leuçemia. E shkatërruar dhe në pamundësi ekonomike, familja e Dianës i lutet kujtdo shqiptari bamirës në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit, që t’i dalë në ndihmë.

Familja nuk i ka mundësitë, por foshnja ka nevojë për transplant të palcës, një ndërhyrje e cila do të duhet të kryhet jashtë shtetit sa më parë.