Në këtë seri të Podcast-it, diskutojmë mbi të paktën tre tema, atë mbi suren el-Fatiha, dy lutje ardhur nga Profeti i Zotit, Muhamedi Alejhi selam si dhe temën e magjisë.
Në një rrëfim emocional Elvisi na tregon dy prej lutjeve mbresëlënëse, ardhur nga Profeti Muhamed. Cilat janë këto lutje të bukura? Elvisi tregon historitë e tyre respektive në këtë podcast dhe kuptimin e tyre të mrekullueshëm.
Biseda:
-Sot do të futemi pak tek tema e magjisë. Si të mbrohemi, të ruhemi prej saj. Para se të dalim këtu, podcastin e kaluar, lamë një diskutim për Fatiha-n.
Elvisi: Fatihaja është Kur’ani. Ka një mendim dijetarësh, që Fatihaja e përmbledh Kur’anin, kurse Kur’ani pa Fatihanë nuk e përmbledh suren Fatiha.
Pejgambëri ishte një dite me një shokun e tij dhe i tha… “Nuk do të dalim bashkë nga xhamia, derisa unë të të tregoj për suren më të madhe të Kur’anit, që nuk ka zbritur në Teurat, nuk ka zbritur në Zebur dhe nuk ka zbritur as në Ungjill…”
Pra nuk i ka zbritur as Musasë, as Dautit, as Isait. Kur vjen puna tek surja Fatiha, nuk është në asnjë Libër tjetër të Shenjtë. Profeti nuk ia tregoi suren personit në fjalë pasi në atë moment takoi një tjetër person. Shoku i tij ngulmon dhe i thotë… “Ja resulallah, më premtove që do më tregoje suren që nuk ka zbritur në Librat e tjerë të Shenjtë”
Pejgamberi i përgjigjet… “Është surja Fatiha”.
Kjo sure ka të paktën 15 emra. Minimumi. Një prej tyre, e quan “Ajka e Kur’anit”. Surja është zbritur në Mekë, para se Pejgamberi të shkojë në Medinë.
Të ndalemi tani tek një çast. Xhebrail Emini me Pejgamberin, duke i sjellë shpalljen e Kur’anit. Ndodh një ngjarje e madhe. Një zhurmë në qiell. Zhurma, ishte si hapja e një dere… një derë hapet.
Xhebrail Emini i thotë Profetit… “Kjo derë, qëkur Universi është krijuar, nuk është hapur asnjëherë”
Prej aty, del një ëngjëll i veçantë e Xhebrail Emini thotë (Pejgamberit alejhi Selam)… “O Muhamed, ky ëngjëll qëkur e ka krijuar i madhi Zot, nuk ka zbritur asnjëherë në Tokë”
Ëngjëlli afrohet. I flet Pejgamberit alejhi selam… “Gëzohu, për dy përgëzime të mëdha që të janë dhënë. Njëra, është surja al Fatiha kurse e dyta, vula e përfundimit të sures el Bekare”
Fatihaja është kusht për ne të gjithë kur falim namaz, ajo sure duhet të lexohet patjetër. Ke kryer obligimin nëse lexon këtë sure, nëse ti reciton të tjera vargje të Kur’anit, të begatoftë i Madhi Zot.
Tani, çfarë është Fatihaja? Një nga emrat e Fatihasë është Rukje… çfarë u tha Profeti sahabëve që shëruan personin që ishte helmuar? “Ndoshta, ajo (Fatihaja) është rukje”… Pra dha shenjë që ajo është shërim.
Për lutjet e Profetit
Elvisi: Ka një falenderim brilant në Islam… kjo tani vjen prej gjuhës së Pejgamberit alejhi selam. Si është ky falenderim, që vjen në mëngjes, pas faljes së namazit. E para, Pejgamberi ynë thonë të thuhen tre herë këto sure, “Kul huvAllahu Ehad…” | El Ihlas | “Kul Eudhu bi Rabbil felek…” | El Felek | “Kul eudhu bi Rabbin Nas…” | En Nas |
Thotë Pejgamberi se kush i thotë në mëngjes këto tre sure tre herë, pas faljes së namazit në mëngjes, vetëm këto të bësh, e ke mbrojtjen e Zotit të gjithë ditën.
Dhe, një nga gjërat e bukura, kush ka kohë dhe mundësi, është një falenderim i veçantë.
“O Zot i Madhëruar, të Qofshim Falë, nuk erdhi mëngjesi dhe unë pashë ndonjë mirësi nga Mirësitë e tua apo mirësitë që i ke dhënë gjithë krijesave, janë vetëm prej Teje, Një dhe Një i Vetëm, i Pashok. Ty të takon Falenderimi, Ty të takon Mirënjohja”.
Pse ky falenderim është i bukur? Sepse nuk është vetëm për veten tënde. Ti ia atribuon çdo mirësi Krijuesit të Madh të Gjithësisë, që çdo mirësi që e shikon nga njerëzit dhe krijesat e tjera… pse vetëm njerëzit kanë rrisk vëlla e motër? Çdo krijesë që ekziston, janë të përcaktuara në rriskun, në preçizitetin universal të Krijuesit.
Shikojeni në këtë video shpjegimin e Elvisit (video e mëposhtme, nis në momentin e shpjegimit)
-Ka dhe një moment tjetër. Ka dhe një lutje tjetër, kur Profeti Muhamed a.s gjen Aishen në xhami…
Elvisi: Ta përkujtosh Zotin, është një nder i madh. “Më kujtoni, t’ju kujtoj” thuhet në Kur’anin Famëlartë. Bashkëshortja e Profetit (Aishja) ishte kampione në këtë gjë, kurse Pejgamberi ishte dijetari, kuptimploti i fesë. Një ditë, Pejgamberi Alejhi Selam u fal në xhami, bëri falenderimet dhe iku. E shoqja nuk iku. Pejgamberi vijoi me punët e Ymetit. Kur kthehet rreth orës 9-10 në xhami, shikon të shoqen aty.
“Qëkur ika unë dhe deri tani, ti po vijon këtu?”
Aisha i thotë… “Unë këtu jam i Dërguari i Zotit. U kënaqa duke madhëruar Fuqiplotin”.
Tani, kjo gjë e mirë është. Por, një nënë që ka fëmijë, një nënë që ka bashkëshort, a kemi folur ne për islamin si sistem jetese? Sa herë ne i japim shpirtit më shumë, i hyjmë në hak trupit. Sa herë ne i jepemi trupit, i kemi hyrë në hak shpirtit. Islam është harmoninizimi mendjes, zemrës, shpirtit, trupit.
Pejgamberi i drejtohet Aishes…”Ke qëndruar këtu duke bërë përkujtim me orë të tëra. A të them një diçka? Mund të them një madhërim një minutë dhe po të vihet në peshore me përkujtimet e tua, e imja do të peshojë më shumë?
Shikoni në video se cila është lutja që i tregoi Profeti Muhamed alejhi selam (video nis në momentin që Elvisi bën shpjegimin)
Mbi temën e magjisë
-Para se të dalim tek kjo temë, diçka dua ta them. Kur erdhëm këtu të pash që ishe shumë i lodhur. Por sa nise të flasësh për fenë e Zotit…
Elvisi: Inshallah, kur përmendet Fjala e të Madhit Zot, merr fuqi të madhe.
-Kemi folur për msyshin, për ajetet e shërimit. Sot do të dalim, do të cekim mbi një temë, magjinë. Jo për të patur frikë, por më shumë për t’u ruajtur prej saj. Le të cekim pak historinë e Sulejmanit…
Elvisi: Po, flitet për ajetin e sures el- Bekare, i cili mbahet si ajeti më i fuqishëm kundër magjisë. Është i pari që lexohet kundër magjisë. Ne ua kemi treguar dëgjuesve e lexuesve një rukje, e cila ka ajete për magjinë, shkeljen dhe magjinë. (Video mëposhtme)
Ajetet janë, një pjesë për syrin, një pjesë për magjinë. Po ta dish pak më mirë, të kesh pak shqetësim, ti e kupton prej leximit të ajeteve ku është shqetësimi. Ne u themi vëllezërve dhe motrave, që të mos frikësohen. Ku është specifika për shembull, mes syrit dhe magjisë? Të bëjmë një lloj ndarje.
Syri është një lloj energjie, thamë, që kalon nga njeriu dhe i bën dëm një njeriu tjetër. Ngaherë, njerëzit janë të pafajshëm, por e kanë këtë energji dhe nuk e dinë. Magjia nuk është kështu. Ajo nuk ndodh rastësisht. Ajo ka qëllim, ka veprim shejtan-esk, pra nuk vjen rastësisht.
Tek Sulejmani, që përmende ajetin, tregohet… “E përdornin magjinë, për të ndarë burrin nga gruaja”.
Si ndodh kjo? Ka dy lloje magjish. Ta dëgjojnë vëllezërit e motrat që na ndjekin. Një magji imagjinare, që ty të krijohet ideja se po ndodh, ajo nuk ndodh, por ty magjia të bën ta shikosh me një portret tjetër.
Si dhe magjia reale. Një magji që të dëmton, të çon në çmenduri, të krijon probleme fizike e shëndetësore, të dëmton dita ditës nëse ti nuk e kap dhe e shëron.
Le të cekim, magjinë imagjinare fillimisht…
Shikoni në këtë video, shpjegimin që bën Elvisi