“Unë jam Sabrie Hoda, kam tre fëmijë. Jetoj me qira në Tiranë. Djali i vogël Alteo, deri në muajin e katërt ka qenë mirë. Por më pas, ai ka bërë një lëvizje të pakontrolluar me sytë. Shkuam urgjent në spital dhe atje na thanë se ka pësuar paralizë cerebrale…djali ka epilepsi dhe prapambetje psikomotorike.”
Këto janë fjalët e një nëne e cila prej 2 vitesh ka përjetuar dhimbjet më të mëdha që mund të durojë shpirti i një njeriu… Alteo, djali i saj i vogël, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Kam vuajtur ditët më të këqija që mund të jetojë një njeri. Ndihem shumë keq, nuk e shikoj dot më djalin kështu. Gjendja e tij përkeqësohet çdo ditë. Ne më shumë jemi në spital, sesa në shtëpi.
Unë e kuptoj që djali ka një sëmundje që do trajtim të veçantë. Ka një shpresë se mund të bëhet diçka, por ne jemi të pamundur, s’mund të bëjmë dot gjë. Kam shpresuar në Zot dhe tek ju, Shqiptarët për Shqiptarët, për të më ndihmuar.”-thotë mes lotëve nëna e Alteos.
Në banesën e familjes Hoda shkon për vizitë Fatma Naçi. Ajo ka një dhuratë të madhe për këtë familje të sprovuar.
Sabrie, kam ardhur sot të të jap një lajm të mirë. Në këtë Ramazan, ne kemi vendosur të të lumturojmë ty si nënë. Shpresojmë me ndihmën e Zotit, Alteo do t’i kalojë problemet.
Fatma i jep disa çokollata fëmijëve, ndërsa Sabries një zarf me një mesazh që kjo nënë e priste prej 2 vitesh.
Ndiqeni klipin
“I falenderoj të gjithë shqiptarët… ju falenderoj juve zonjë e nderuar dhe Elvis Naçin. Zoti ua shpërbleftë të gjithë juve.”-thotë nëna mes lotëve.