Nënë Xhemilja prej 30 vitesh ka qenë një besimtare e devotshme. Nënë Moza po ashtu, e cila rriti dhe edukoi dy vajza jetime sikur të ishin të sajat, është një besimtare e mirë. E së fundmi, Lediana, një prej punonjëseve në Fondacionin Firdeus që me përkushtim ndihmon në veprat e mira për jetimët. Lediana po aq, është një besimtare e mirë. E veç të përbashkëtës për besimin, të trija nuk kanë mundur të udhëtojnë për Umre, një udhëtim që në këtë muaj të madhëruar, ua mundësoi Fondacioni Firdeus.
Ndiqeni këtu klipin.
“Sot jam shumë shumë e lumtur. Bashkë me muslimanë të tjerë, do të shkojmë në Mekë. Shpresoj Allahu na e lehtëson udhëtimin. I falenderoj të gjithë, në veçanti Fondacionin Firdeus me në krye Elvis Naçin. Gjithashtu falenderoj shumë shumë, motër Fatmën, që më bëri një surprizë kaq të bukur.”-tha nënë Moza.
“Kam një javë që jam e kënaqur, që do ta bëj këtë rrugë për hir të Allahut. Falenderoj Elvis Naçin që ma mundësoi këtë rrugë. Falenderoj Zotin e Madh… o Zot na fal e na mëshiro, në këtë botë e në botën tjetër.”-tha nënë Xhemilja