Ishte shtatzënë kur i shoqi i ndërroi jetë, një surprizë përlotëse për nënën që rriti e vetme jetimin

Alketa ishte 19 vjeçe dhe shtatzënë me të birin, në kohën kur i shoqi i ndërroi jetë. Djali nuk mundi të shohë kurrë të atin, ndërsa Alketa e rriti atë e vetme, duke sakrifikuar gjithçka.

Në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit, Fondacioni “Firdeus” ka vendosur t’i bëjë një surpizë të bukur kësaj nëne, të cilën e takojmë në një dyqan lodrash ku ajo punon.

Fatma: Vijmë shpesh në këtë dyqan me lodra për të gëzuar fëmijët jetimë. Por sot do të takojmë një mikeshë të dashur që punon këtu dhe që na ka ndihmuar gjithmonë. Edhe ajo ka një fëmijë të vogël dhe në mungesë të bashkëshortit nuk ka mundur dot që t’i plotësojë djalit shumë dëshira…

Fatma: Alketë e dashur, do të më duhet ndihma jote për të gjetur një biçikletë për një djalë në moshën 10-12 vjeç.

Alketa: Për këtë moshë kemi këtë biçikletë që përshtatet. Do ketë mundësinë që t’i japë edhe pak më vonë se 12 vjeç.

Alketa nuk e di që në fakt po zbukuron dhuratën për të birin, por e mëson surprizën e gëzueshme kur sheh një video.

Ndiqeni këtu momentin prekës