Pasi Musa kaloi dhe sprovën e Faraonit dhe shpëtoi popullin e tij, ndalojmë tanimë në një histori që brenda saj ka urtësi të mëdha, të vërteta derisa të ketë kohë për njeriun.
Profeti Musa alejhi selam pyetet një ditë ngë një prej njerëzve që po dëgjonte fjalën e tij. Ai e pyet, se cili është njeriu më i dijshëm në këtë botë. Musa mendon se ishte ai njeriu më i dijshëm, por në fakt, kjo nuk ishte e vërteta. Këtu nis një rrugëtim që e çon Musanë përballë Hidrit, më të dijshmit.
Elvisi: Musai fliste aq bukur saqë njerëzit u mbushën në lot. Një prej tyre ngrihet dhe i thotë.. “O Pejgamber i Zotit, a ka njeri më të dijshëm se ty në këtë botë?”
Musai për çastin mendoi dhe tha… “Unë jam më i dijshmi”
Sa ka mbaruar ai mexhlis, Zoti i Gjithësisë i flet Musait dhe i thotë: “O Musa, nuk je ti më i dijshmi. Është një person tjetër, i cili ka një dije specifike, të veçantë, që ti nuk ke fare dituri të asaj natyre.”
Musai alejhi selam ishte shumë modest. I tha Krijuesit… “O Zot, më bëj mua nxënës të tij”
Krijuesi i Gjithësisë, i tregon vendin ku do të mund të takohej me të. Një person e shoqëronte Musanë, Jusha bin Nun, i cili më tuje do të bëhe Pejgamberi. Musa i thotë Jushës që do të lënë të gjitha punët dhe do të udhëtojnë, qoftë edhe me vite, derisa ta takojnë këtë person.
Elvisi: Musa shkon në vendin ku i kishte thënë ku do të takohen. Shikon një person, të mbuluar me rrobë të gjelbër.
Musa i thotë… “Paqja e Zotit qoftë me ty” (es-Selamu alejkum).
Ky person, ishte Hidri. E ngre rrobën dhe e pyet… “prej nga selami” Në atë vend nuk kishte shumë muslimanë.
Musa i thotë: “Unë jam Musa”
“Musa që i është dërguar Shpallja?”-e pyet Hidri dhe më pas e përshëndet… “ue alejkum selam”
“Çfarë të mire të solli këtu?”- e pyet Hidri Musanë.
Po ky person, ishte një gjigand i dijes, elokuencës. Musa i tregon se ka ardhur të marrë dije prej tij. Hidri u mbështet përsëri dhe i tha… “Ti nuk mundet dot të durosh, të udhëtosh me mua e të mësosh”
Kjo e bëri Musanë, më të durueshëm dhe më të përulur. I thotë se do ta shoqërojë dhe çdo gjë që të ndodhë, ai nuk do të flasë derisa Hidri t’ja shpjegojë atë.
Ata hipin në një anije. Sa erdhi anija dhe u stabilizua, një zog vjen dhe ulet. Merr një pikë ujë dhe ikën, largohet.
Hidri i thotë Musait… “A e pe atë zog që mori një pikë ujë? Dija jote, dija ime, dija e njerëzimit është ajo pikë ujë… deti është dija e Allahut të Madhërueshëm”.
Elvisi: Musai u struk dhe më shumë. Musa, kishte thënë, nuk do të flas. Duke udhëtuar në atë anije, njerëzit e respektuan shumë Hidrin. Po si është kjo me islam. Ta dëgjojnë njerëzit. Ku ka njeri më të keq, se ai që i bën mirë e ta kthen me të keq. Pejgamberi ynë, t’i bëje një të mirë, të bënte 10.
Rrugës, Hidri nis të godasë anijen. Ta bëjë me të meta, ta prishë. Musa nuk mund të duronte dhe i tha… “Ata të respektuan dhe u sollën mirë dhe ti u bëre këtë dëm? Vepër të keqe ke bërë”
Hidri i tha… “O Musa, ti nuk mundesh dot të udhëtosh me mua, se ti nuk po duron”
Ngjarja e dytë, është shumë më e rëndë. Një djalë i ri, duke ecur… i afrohet Hidri dhe e vret. Në Teuratin që i kishte zbritur Musait, ishte që një nga krimet më të mëdha, është vrasja e një personi të pafajshëm.
Musa i thotë: E vrave! Vrave një djalë të pafajshëm, një bërë një vepër të keqe!
Hidri i drejtohet me ton… “Unë të thash ty! Ti nuk ke durim, që ta bëjmë këtë udhëtim bashkë”
Musa i thotë: “Ke të drejtë… nëse e bëj sërish, ke arsye të mos shoqërohesh më me mua”
Ngjarja e tretë, vjen në një prizëm tjetër. Musa e Hidri ishin të uritur nga udhëtimi. Ndalojnë në një qytezë. Njerëzit i pritën shumë keq. Kërkuan ushqim dhe nuk i dhanë, donin që ata (Musa e Hidri) të largoheshin. Në të dalë shikojnë një mur pranë një familje, që ata kërkonin ta ndërtonin. Hidri i ndihmon, rregullon murin që po shembej dhe vazhdon… Hidri e Musa kishin nevojë për ushqim. Hidri bëri diçka të mirë dhe mund të merrte një shpërblim.
Sërish Musai e pyet… “Sikur dëshiroje t’i merrje atyre shpërblim. Të paktën kërkoji shpërblim ushqim”
Hidri ndalet dhe i thotë: Këtu është fundi. Këtu ne do të ndahemi. Por t’i do të marrësh shpjegimin e atyre për të cilat nuk pate durim.
E para, i shpjegoi çështjen e anijes.
I thotë se Kur ia dëmtova anijen, është sepse më informoi i madhi Zot se një familje ushqehej me atë anije. Një mbret ka dalë në det dhe ka nisur të konfiskojë çdo anije. Po t’i merrej asaj familje anija, ata mbeteshin pa asgjë… mbreti që konfiskonte anijet, kishte një ves, që e dinte vetëm i madhi Zot. Po të ishte anija me të meta, me probleme, e linte, nuk e merrte. Hidri e bëri atë me të meta, që të mos ia konfiskonte mbreti.
Musa mbeti, por pastaj e pyeti… “Po djali që vrave?”
Hidri i përgjigjet… “Ai djalë ishte nisur për të vrarë dikë! E kur të kthehej nga ai krim tek prindërit, do t’i krijonte tortura të jashtëzakonshme nënës e babait të tij. E dyta, Zoti i Gjithësisë ka caktuar që ata prindër të kenë sërish një fëmijë, një fëmijë të mirë e të mëshirshëm, që do të kujdeset për nënën e babain, derisa ata të vdesin.”
Elvisi: Lërmëni t’ju shpjegoj, një gjë të mrekullueshme për Zotin e Gjithësisë. Një nga emrat e tij “el-Latif”, i Buti. E di çfarë kuptimi tjetër ka? Zoti, vetëm Ai, bën shumë të mira për njerëzit dhe ne derisa të vdesim, nuk i marim vesh asnjë herë. Pra Zoti ka një emër, kuptimi i të cilës është që bën të mira dhe ne asnjëherë nuk i kuptojmë ato. Kurse njerëzit kanë të kundërtën. Pa ta bërë një të mirë, duan të lavdërohen.
Elvisi: Për të vijuar me rrëfimin e Musës dhe Hidrit. Musa e pyet… “Po e treta? Murin, pse e rregullove?”
Hidri i përgjigjet… “A e di pse? Sepse dy jetimë, i kishte vdekur i ati, një njeri i mirë… Babai ngaqë fëmijët ishin të vegjël, atë pak pasuri që kishte, ua kishte lënë poshtë atij muri, me mendimin që kur jetimët të rriteshin, muri do të ishte rrëzuar dhe ata do ta kishin gjetur thesarin. Ai mur veçse, ishte dëmtuar para kohe. Hidri që po kalonte aty, e lajmëron Zoti i Gjithësisë e njofton “ndërtoja murin, jetimët janë ende të vegjël”
Musa mbeti. Në pamje të parë, të gjitha këto ngjarje i ishin dukur pa kuptim. Në fund Hidri i thotë Musait… “Ky ishte komenti o Musa, i asaj që nuk durove”
Tani, Profeti ynë Muhamed Alejhi Selam, e di çfarë ka thënë për këtë?
“Të kishte duruar më shumë Musai, do të kishim mësuar më shumë urtësi nga Hidri”
Kush është esenca e urtësisë së kësaj? Mos u mërzit për ngjarjet që të ndodhin. Shumica e gjërave të mira janë vendosur tek ajo që duket e keqe. Asnjëherë mos e harroni. Shumica e gjërave të mira për njeriun, janë vendosur tek ato që duken të këqija.
Tek Zoti i Gjithësisë, nuk ka të keqe. Pejgamberi ynë ka pas thënë… “E mira është e gjitha në dorën Tënde, e keqja nuk të përket Ty”
E keqja na duket neve…