Ky djalë që shikoni në foton e mësipërme ndodhet në spital, në gjendje kritike. Eyden është emri i tij. Vogëlushi ka lindur me një defekt në zemër, problem i cili i ka shkaktuar dhe gjakderdhje në mushkëri. Eyden po ashtu pësoi vdekje klinike, por deshti i Madhi Zot, që ai të rikthehet në jetë.
Mundësia e vetme për ta shpëtuar jetën e këtij vogëlushi, është dërgimi i tij i menjëhershëm jashtë shtetit, për kurim të specializuar.
Në pamundësi për të përballur kostot e mëdha financiare, familjarët e foshnjes i drejtohen me lutje e përgjërim shqiptarëve bamirës.