Në këtë episod të Podcast me Elvisin, diskutojnë në detaje mbi historinë e një familje që solli Pejgamberë dhe njeëz të dalluar… një familje në nder të të cilëve në Kur’anin Famëlartë janë zbritur tre sure.
Flasim për familjen e Ali Imranit, peshën e jashtëzakonshme që ka në islam figura e gruas dhe ardhjen e Profetit Isa alejhi selam.
Biseda:
-Sot kemi një temë interesante.
Elvisi: Është një temë për një familje, që Zoti për nder të tyre, ka emërtuar tre sure në Kur’an. Ka qenë aq e dalluar, saqë Zoti i ngriti shumë ata. E Çuditshme është që prej atyre, kishte Pejgamberë dhe njerëz të mirë. I Madhi Zot e përmend këtë familje në rang.
Në Kur’anin Famëlartë thuhet… “Zoti e zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit”
-Surja Ali Imran, surja Merjam dhe tjetër…
Elvisi: Surja Ali Imran ka të bëjë me familjen e Imranit, surja Merjem me vajzën e tij. Ka dhe një sure tjetër që ka të bëjë me një ngjarje që ka të bëjë me këta kollosë të devotshmërisë. Por kush është interesante?
Dihet kush është Ademi, dihet kush është Nuhu, dihet kush është Ibrahimi. Ata janë Pejgamberë. Imrani nuk është Pejgamber, por ama shumë i devotshëm.
Ali Imran, përmendet në të njëjtën shkallë si familja e Ibrahimit alejhi selam. Kam përshtypjen se edhe në Bibël, nuk është përmendur Imrani. Kurse i Madhi Zot e ka përmendur në Kur’an këtë person të dalluar e të devotshëm.
Surja e tretë që jepet në nder të kësaj familje, është për nder të nipit të Imranit. Kollosit të madh të devotshmërisë, Isait alejhi selam. Surja Maide, është bërë për nder të Isait. Duke i dhënë Zoti i Gjithësisë kësaj familje të devotshme një vend të veçantë në Kur’anin Famëlartë.
Tani duhet të tregojmë diçka, që Pejgamberi Muhamed alejhi selam me hebrenjtë nuk ka shkuar gjithmonë mirë me ta në Medine. Për shembull, surja Ali Imran ka zbritur në Medinë, po ashtu surja al Maide. Fiset më të mëdha hebreje kanë qenë në Medine në atë kohë.
Kishin ardhur për çfarë? Për Pejgamberin e fundit
-Po. E prisnin të vinte nga rradhët e tyre…
Elvisi: Por menduan që duke shkuar atje e duke u bërë fise të mëdha, do të dalë Profeti i fundit prej nesh. Sepse ishte përcaktuar në Librat e Shenjtë se Profeti i fundit do të vinte në këtë vend. Biles, i kërcënonin arabët e asaj kohe në Medine, i thonin sa të na vijë Pejgamberi, do ta shihni çfarë do t’ju bëjmë.
Erdhi nga arabët Pejgamberi dhe ata iu bënë armik. Por, shikoje mrekullinë e islamit. Vetëm në islam nuk ka fanatizëm, nuk ka racizëm. Po bëre racizëm në islam, je në rrugë të shejtanit.
“Më i miri ndër ju, është ai që është më i devotshëm”-thuhet në Kur’anin Famëlartë.
Në atë kohë, që Pejgamberi kishte raste që izraelitët po i sillnin shumë probleme në Medine… Zoti na Faltë, po e japim si shembull, sikur Pejgamberi të kishte dorë në Kur’an, do t’i shante ata.
“Të kishte shtuar diçka o Muhamed në këtë libër, do të kishim prerë arterien e zemrës”
Pra, aq vlerë ka Kur’ani sa nuk guxon njeri. Tani, nga 114 sure, një prej tyre quhet surja Merjem, pra surja Marias, izraelite. Familja Ali Imran, izraelitë. Isa, izraelit. Sipas logjikës, se ata e luftonin Pejgamberin, s’duhej t’i përmendte ata nëse do të ishte i tij Kur’ani, Zoti na Faltë, po e përmend si shembull për të kuptuar se Kur’ani vjen nga i Madhi Zot.
Zoti i Gjithësisë çfarë bëri në Kur’an? Të gjithë ajkën e njerëzimit, që nga Ademi deri tek Profeti Muhamed, i vendosi në Librin e Shenjtë, pa dallim kombësie.
Le të futemi pak më thellë tek familja e Ali Imranit… aty është një grua e cila është përmendur me emër në Kur’an
PESHA E GRUAS NË ISLAM
Në këtë moment të rrëfimit dhe duke iu referuar sures Ali Imran, Elvisi vë në dukje rëndësinë që i është dhënë në Kur’anin Famëlartë figurës së gruas.
Elvisi: Ali Imrani përmendet vetëm si emër, kurse nusja e tij që është epiqendër e ajeteve, ajo e merr amanetin përsipër. Në këtë familje kishte gra që ishin të paimagjinueshme në devotshmëri, s’di t’i dallosh a janë engjëj apo gra. Ne këtu do të nxjerrim në pah, sesa e rëndësishme është gruaja.
Ose po deshe, ta them në një formë tjetër. Po nuk qe gruaja, nuk ka Islam, nuk plotësohet islami. Aq e rëndësishme është gruaja në Islam.
“Dhe kur tha, gruaja dhe bashkëshortja e Imranit”.
Imrani lihet këtu, si shtyllë, si referencë e familjes. Dhe pastaj menjëherë përmendet gruaja.
I dha Zoti shtatzani dhe kur tha, thotë gruaja e Imranit… “O Zot im, këtë që kam në barkun tim, ta kam kushtuar ty”.
-Në çfarë kuptimi…?
Elvisi: Çdo nënë e baba, pret që të vijë fëmija, ta kenë gëzim, stoli, bukuri të kësaj bote. Kurse në këtë rast, ishte një nga kulminacionet e devotshmërisë. Kur njerëzit ishin të devotshëm në atë kohë e di çfarë kishin rregull? E bënin nijet që fëmijët t’i çonin në Bejtul-Makdis. Do ta linin aty, të merrte dije, devotshmëri, do t’i bënte Zotit ibadet shumë dhe do të bëhej shembull për kombin, popullin e familjen e tij, për njerëzimin. Këtë e bënin rrallë. Ajo Zonjë e madhe që përmendet në suren Ali Imran, thotë… “O Zot, fëmijën që kam, e kam kushtuar për ty. Ma prano i madhi Zot”
Pra, jemi duke folur për gruan në Islam. Kjo është gruaja, femra në islam. Sot nuk është ky rregulli, por të paktën nënat e devotshme muslimane, kanë një qëllim për fëmijën e vet. Pra kjo nënë ishte e qartë, nuk ishte ‘hajde të kemi fëmijë’. Lum për ato nëna (dhe baballarë, por po flasim për gruan) që edukojnë fëmijën.
Erdhi dita, lindi fëmija…
MERJEMI, shembulli i lartë i gruas
Në këtë pjesë të rrëfimit, Elvisi shpjegon ardhjen në jetë të Merjemit, dy cilësitë e saj të mëdha dhe përballjen e saj me ëngjëllin e Zotit, Xhebrail Eminin. Për Merjemin kujdeset Pejgamberi Zekeria pasi i ati, Imrani, ndërron jetë.
“Zot, unë kam lindur vajzë” (thuhet në Kur’an)
Elvisi: Zoti i dha vajzë.
Thuhet në Kur’an.. “Dhe unë atëherë o Zot, po e quaj Merjem” (Merjem/Maria do të thotë njeri që dhuron dashuri.)
Zoti i pranoi lutjet dhe e bëri që lindja të vijë e begatë. Ajo ishte Merjemja, a t’i thuash ëngjëll apo grua, vërja emrin si të duash. Ajo ishte Merjemja, e sinqertë, me vlera të jashtëzakonshme.
Merjemja sprovohet e vogël. Imrani vdes. Dy ishin vajzat e kësaj familje. Merjemja ëngjëll dhe vajza tjetër. Me cilin martohet ajo? Me Zekerianë, Pejgamberin e Zotit. Merjemja shkoi në Kuc, të mësojë, të adhurojë Zotin e Gjithësisë, t’i shërbejë xhamisë. Kur vdes Imrani, është bërë debat i madh… kush do të kujdeset për jetimin.
Pejgamberi ynë ka thënë… “Unë dhe ai që kujdeset për jetimin, kështu do të jemi në xhenet bashkë”
Zekeria i pari por edhe disa njerëz të devotshëm, duke bërë ‘garë’, duke bërë debat, se kush do të kujdesej për Merjemin. E bëjnë me short. I bie Zekeriait. E bëjnë sërish, prap Zekerias, Pejgamberit të Zotit.
A ta them një sekret për Merjemin? Edhe në Bibël, edhe në Kur’an. Është folur për të që në moshën 25 vjeç. Nuk dihet asnjë gjë pastaj. Nuk ka patur më nevojë, e mbylli vëlla. Njerëzit e mëdhenj, nuk kanë nevojë për moshë të madhe. Ajo kulmin e arriti që 25 vjeç. Pse? Sepse u rrit që e vogël në adhurim, me edukatë. Nuk ka të dytë në moral që ka patur Merjemi.
Tregohet një ajet, për kujdesin që Zoti i Gjithësisë kishte për Merjemin. Në këtë rast, Zoti i Gjithësisë doli përpara Zekeriasë. Çfarë ndodhte?
“I zgjidhte ushqimet më të mira të stinës, për ta kënaqur Merjemin, jetimen e devotshme”-thuhet në Kur’an.
Zekerija shkonte dhe e gjente tryezën plot. Zekerija sa herë hynte tek vendi ku u falte Merjemi.
Në Kur’an përmendet ‘mihrab’. Ky vend është vendi ku sot rri imami që falët. Jo pa qëllim përmendet, pra aq shumë falej Merjemi. Zekerija pyeste veten, kush po më kalon në këtë mirësi për jetimin.
Një ditë, nuk duroi dot dhe e pyeti Merjemen. Nga të vjen ky ushqim? Ajo një ëngjëll i vërtetë, një fjali i ka thënë… “Allahu vetë më sjell”
Merjemi i jep leksion Zekerijasë… i thotë: “O Pejgamberi Zotit, Zoti i Gjithësisë furnizon pa masë atë që don”
Zekerija mori frymëzim dhe është lutur për nusen, sepse ajo nuk bënte fëmijë. Pra, Merjemi frymëzonte Pejgamberin e Allahut.
DY CILËSITË madhore të Merjemit
Elvisi: Dy cilësi madhore kishte. Kjo është për motrat tona. Dy gjëra themelore i kishte Merjemja. Ibadet të madh dhe moral të nivelit të paimagjinueshëm. Nuk ka parë të dytë historia. Zoti I Gjithësisë i çonte ushqim, i çonte engjëj duke folur.
“O Merjeme, Zoti të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka bërë më të madhen e të gjitha grave që ka parë bota”
Kështu thuhet në Kur’an. Femra më e madhe që ka parë historia botërore, shembulli.
Ajo ishte bija e Imranit. Ajo ishte vajza e nënës së saj, që Zotit i tha, këtë fëmijë ta kam kushtuar Ty.
PËRBALLJA me Xhebrail Eminin
Elvisi: Një ditë, Merjemi ishte duke u falur. Pastaj duke u lutur, e më pas duke medituar. Vetëm kur ndjen një zhurmë pas vetes, një si dritë. Kthen kokën. Shikon një burrë të hijshëm, sikur prej tij rrezatonte nur.
“Unë kërkoj mbrojtje nga i Gjithëmëshirshmi, nëse edhe ti je nga ata që i frikësohen atij”
Ai ishte vetë Xhebrail Emini. Për respekte, kishte ardhur vetë për t’i folur Merjemit. Xhebraili e kemi thënë, për kë zbret?
Për Profetët…
Elvisi: Dhe zbret një herë në vit. Në Natën e Kadrit. E vetmja që përmendet në Kur’an me emër, është pikërisht Merjemi. Përmendet edhe gruaja e Faraonit, një nga 4 gratë më të mëdhaja… edhe Aishja përmendet, por asnjëherë me emër, vetëm me veprim. Me emër, vetëm Merjemi, edhe disa herë.
Elvisi: Ku janë sot motrat tona? Ne do t’ja lehtësojmë sot, me një hadith, që ka lidhje posaçërisht me muajin e madhëruar të Ramazanit. Merjemja, do të hyjë në xhenet ku të dojë ajo!
Thuhet… “Kush grua i fal 5 vaktet, agjëron në muajin e Ramazanit, e ruan shumë moralin e saj dhe e respekton bashëkëshortin e saj… do t’i hapen 8 dyert e xhenetit dhe do t’i thuhet, futu ku të dëshirosh”
Ne (meshkujt) nuk e kemi këtë shans! Jo! Pasha Zotin.
Le të kthehemi tek rrëfimi. Merjemi i thotë Xhebrail Eminit siç thamë
“Unë kërkoj mbrojtje nga i Gjithëmëshirshmi, nëse edhe ti je nga ata që i frikësohen atij”
Elvisi: Kujt po i thonte ajo? Thonë, ka ran në gjunjë Xhebrail Emini, nuk e kanë mbajtur këmbët. I ka thënë… “Merjeme qetësohu, unë jam i dërguar i Zotit tënd, Ai do të të dhurojë ty një fëmijë”
Fëmijë? Fëmija dihet si vjen në këtë botë. Merjemi i thotë… “Si do të kem unë fëmijë? Mua s’më ka prekur kush, unë nuk jam femër e pamoralshme”
Në këtë gjuhë i ka folur Xhebrail Eminit. I kërkoi llogari…
O Zot…Profetët janë dridhur para Xhebrailit
Elvisi: “Kështu ka thënë Zoti yt”- i drejtohet Xhebraili.
“Do ta bëjë Zoti (fëmijën) pa baba dhe do ta bëjë që të mbesë shenjë e pashlyeshme në jetën e kësaj bote. Do të vijë me argumente që bota nuk i ka parë asnjëherë. Dhe mëshirë nga ana Ime, për ju, familjen e Imranit. Kjo punë ka përfunduar tashmë”
-Allah.. e kishte përgatitur për këtë mision. Që tek momenti që e zgjodhi vajzë. E kishte vendosur në kujdes. Shiko sa shkaqe ka bërë dhe e ka përgatitur për këtë çast Merjemin
Elvisi: Nuk tregohet në Kur’an e Bibël, deri në 25 vjeç, për Merjemin. Nuk kishte më nevojë, nuk kishte më për çfarë të flitej. Pejgamberi ynë ka patur 23 vjet. 40 deri në 63. Çfarë ta sprovoje më? Nuk kishte më kuptim jeta e tij në këtë botë.
Thoshte njëri diçka të bukur. Kam parë që njerëzit më të devotshëm, ka raste që vdesin shpejt. Kam menduar, pë çfarë, se nuk ia kam kuptuar asnjëherë urtësinë. Pastaj, desh Zoti, që e mësova nga njëri prej atyre, para se të ikte nga kjo botë. Thoshte, njerëzit shumë të formuar, i mbarojnë provimet dhe testet e kësaj bote shpejt, dhe s’ka më asnjë qëllim që të jetojnë këtu.
Merjemja ishte një nga ato. Do të dalim tek Isai alejhi selam. Pejgamberi ynë, i mjaftuan 23 vite për të qenë shembulli më i madh i botës derisa të bëhet Kijameti.
Elvisi: Le të kthehemi tek historia e Merjemit. Në kohën e shtatzanisë, Merjemi u veçua nga turpi.
“I erdhi tek palma e hurmës, koha për të lindur. U veçua nga turpi dhe tha… më mirë të kisha vdekur, sesa të më zërë kjo situatë kështu”
Xhebraili i thotë… “Mos u dëshpëro. Një burim e ke aty afër. Luaje palmën e hurmës”
Me Isain në dorë, Merjemja pyet veten… Ku do të shkoj, si t’u tregoj njërëzve.
Xhebraili i thotë… “Thuaji njerëzve që unë kam zgjedhur të jem agjërueshëm”
Pra unë kam zgjedhur të ndaloj nga e folura.
Sërish, njerëzit do të flasin…
Xhebraili bëri shenjë nga Isai Alejhi Selam. “Do ta bëjmë argument për njerëzit”
Ai ishte i porsalindur…
Tani imagjino një grua, që mbahej si adhuruese, kaq shumë e turpshme, që njerëzit thonin për të fjalët më të mira… tani ajo futet në turmën e njerëzve me Isain në dorë.
Disa sa e shohin, disa me të drejtë, disa tjerë që e kanë në natyrë që mezi presin të shajnë dikë.
“Merjeme, ç’është kështu? Babai yt nuk ka qenë i keq, dhe nëna jote kurrë e pamoralshme”
Pra direkt me të sharë. Merjemi i bën me shenjë… “Shikoni djalin”
Vetëm kur i Madhi Zot… ka folur Isai në djep.
Isai Alejhi Selam, i jep Zoti Frymëzim, tregon… “O njerëz, robi i Allahut jam”
Fjala e parë që i ka thënë njerëzve, “Unë jam robi i Allahut, më ka bërë të dobishëm kudo që të jem”.
Të gjithë jetën Pejgamberi, sa ishte këtu, e ka luftuar edhe armikun më të përbetuar me dashuri, me tolerancë, me dhembshuri e me paqe. Ka luftuar me dashuri dhe tolerancë.
Përveç kësaj, ai bënte mrekulli të mëdhaja. I papërballueshëm… prandaj bota gaboi dhe e quajti me cilësi hyjnore.
Por, si ishte ajeti? “Do të bëj argument” Pra argument me nxjerr në pah shikon çfarë krijon Allahu, jo argument vetë Isai alejhi selam. Këtu gabuan.
Prandaj tha… “Më ka bërë të dobishëm kudo që të jem. Më ka mësuar të fal namazin e të jap zekatin derisa të jetoj”
NJË MËSIM i vyer për të rinjtë
Elvisi: Ka thënë dhe një gjë të bukur. “Më ka bërë, të jem respektues ndaj nënës sime”
E di çfarë thonë dijetarët? Kjo është për të rinjtë e të rejat.
Kur Pejgamberi thotë më ka bërë respektues ndaj nënës, megjithëse është Pejgamber e do t’i marrë sërish shpërblimet e respektet ndaj prindit, nuk ka më justifikim për asnjë. Po të shohësh Isain dhe Jahjan në të njëjtën sure Merjem, të dy thonë na ka bërë Zoti respektues ndaj prindërve. Nuk e heqin nga gjuha e tyre. Isa thotë për nënën se nuk kishte baba, Jahja thotë për prindërit.
Kur e thonë këta të dy Pejgamber, po ne çfarë duhet të bëjmë. Të rinjtë e të rejat, e kanë xhenetin në shtëpi.
Isai, në djep ka thënë, fjalë që nuk i thotë dot ligjëruesi më i madh në xhami.
Ka thënë: “Paqja me mua ditën që linda, paqja e Zotit në ditën kur unë do të vdes dhe paqja e Zotit do të jetë në ditën kur unë do të ringjallem”
Tre situatat. Kur lind, ditën që vdes dhe ditën që do të dalësh para Zotit.
E kështu plotësohet mozaiku. Imrani me nusen. Të dy kanë dy vajza. Njëra vajzë martohet me Zakarijanë. Tjetra, Merjemi, ëngjëll. Prej saj vjen Isai. Nga Zakarija dhe motra e Merjemes vjen Jahjai.