Të birin e vogël, kjo nënë e solli në spital me urgjencë… mjekët i thanë se ishte në vdekje klinike. Fatmirësisht erdhi në jetë. Tani Eyden ndodhet i shtruar në reanimacion. Trupin e tij të vogël e përshkojnë aget. Përreth ka aparaturat. Eyden është veçse 6 muajsh.
Në krah të tij është e ëma. Vilma është nënë e tre fëmijëve. Derdh lot dëshpërimi çdo moment. Përpara ka të birin, i cili ndodhet në një gjendje tepër kritike. Mund të largohet nga kjo botë nga momenti në moment… për shkak të zemrës. Vilmës nuk i kanë mbetur veçse lotët dhe shpresat tek i Madhi Zot. Teksa shpirti i qan, ajo lutet që të ndodhë mrekullia me djalin e saj.
“O Zot sa dhimbje o Zot… (qan) O shpirti im, të lutem mami, të bëhesh mirë. Të lutem o zemra ime. Ej mam… deri në pikën e fundit të jetës sime, do të jem këtu. Derisa të kem frymën e fundit. Do të bëj çmos që të mos ma lëshosh dorën kurrë… (qan) të lutet mami.
I lutem Zotit çdo sekondë për ty o bir… Zoti do t’i dëgjojë lutjet e mia. Eyden, do ta rregullojmë këtë zemër të vogël, që të rrahi gjithmonë pranë mamit”-thotë nëna.
Eyden ka nevojë për një operim të komplikuar në zemër, një ndërhyrje e cila nuk kryhet në Shqipëri. Vogëlushi 6 muajsh duhet të udhëtojë sa më parë jashtë shtetit.