“Unë jam mami i Eydenit. Djali ende nuk ka mbushur 6 muajsh. Dje e sollëm në gjendje shumë të rënduar, në vdekje klinike. Në mes të katër dhomave të zemrës, ai ka një vrimë, dhe arteria që duhet të furnizojë aortën, i furnizon mushkërinë duke ia mbushur me gjak.”
Këto janë fjalët e një nëne që po përjeton makthin më të madh në jetën e saj… i biri 6 muajsh rrezikon të humbë jetën. Kësaj nëne i është thyer zemra, ndërsa ajo kërkon vetëm diçka, një mundësi për t’i kuruar zemrën vogëlushit të saj.
“Nuk paska dhimbje më të madhe, se sëmundja e fëmijës… (qan) Rrezikon të humbë jetën, nga momenti në moment. Jam nënë e tre fëmijëve. Për momentin jam vetëm dhe më duhet ndihmë. Më duhet ndihmë për operimin e zemrës së djalit. Është një operim që nuk bëhet në Shqipëri dhe kushton shumë. Ju kërkoj ndihmë… (qan) për jetën e fëmijës sim.”-thotë ajo mes lotëve.
Operacioni i nevojshëm për Eyden nuk kryhet në Shqipëri. Vogëlushi 6 muajsh duhet të largohet sa më parë me avion të posaçëm jashtë shtetit, për të kryer ndërhyrjen e vështirë. Vilma, nëna e foshnjes, thjesht nuk mundet ta përballojë faturën e madhe financiare.