Në emisionin “Histori të Profetëve në Kur’an” ndalojmë kësaj here në disa pyetje që bëjnë të rinjtë pjesëmarrës në emision, drejtuar Elvis Naçit.
Mes shumë pyetjeve, po sjellim për lexuesin njërën prej tyre, e cila ngre për diskutim një çështje që çdo njeri e has në përditshmërinë e tij. Si të sillet rinia me prindërit? Cila duhet të jetë sjella e një të riu apo reje, kur ka ‘fërkime’ apo debate me prindërit.
Po sjellim për ju përgjigjen e Elvis Naçit, i cili shpjegon sipas islamit, se çfarë duhet të ketë parasysh një i ri apo e re, përpara se të veprojë…
Pyetje: Prindërit dhe ne jemi tjera gjenerata. A duhet t’i bindemi ne përherë prindërve për çdo gjë që na thonë edhe kur ata janë në gabim?
Elvisi: Është një situatë shumë delikate. Sa herë kur ne ishim fëmijë, pasi bënim shumë gabime, do duhet të na rrihnin prindërit apo të na puthnin e përkëdhelnin, ashtu siç ata e kanë bërë? Sa herë kemi gabuar ne të vegjël, ata na e kanë kthyer në puthje, përkëdhelje, llastime, ushqim e pije. Tani, prindërit tonë po futen në pleqëri. Nganjëherë, memorja e tyre mund të mos jetë e fortë. Ke patur burra të fortë e të fuqishëm, por kur plaken, qajnë edhe për një gjë të vogël… sepse emocioni i tyre është i lartë. Tani, kjo është analogji, sikur ne dikur kemi qenë të vegjël. Kur ne i kemi lënë natën pa gjumë prindërit, kur ata na kanë përkëdhelur kur ne i kemi mërzitur… fëmija i ka kufizuar nënën e babain. Asaj nëne që ka dhënë qumështin e gjirit, asaj t’i bërtasim?
Kush është ‘arti’? Nuk është problemi a i dëgjojmë, se kur ato e kanë gabim, ne nuk duhet t’i dëgjojmë, por as t’u themi atyre sesa gabim e kanë. Në formën më fine, më të mençur e më elastike, të mundohen të mos i lëndojnë e të mos veprojnë. Shoh shumë sot, që i bërtasin nënës e babait, dy njerëzit që kanë sakrifikuar. Për Zotin, nëna e baba do të vdisnin për fëmijën. Këtë dashuri ia ka instaluar i Madhi Zot.
Nuk ka bekim më të madh që jep Zoti, nëse prindi ikën nga kjo botë dhe është i kënaqur me ty.
E kam eksperiencë, të paktën, me babain tim. Ndoshta, personi që e donte në këtë botë më shumë, kam qenë unë. Ai iku nga kjo botë, i kënaqur me mua. Nëse do të begatohesh, të të zgjatet jeta, të të zgjatet rrisku, të mos shohësh asnjëherë probleme, është nëse je i kujdesshëm me prindërit.
Më poshtë, gjeni të gjitha pyetje-përgjigjet e bëra në këtë episod të emisionit “Histori të Profetëve në Kur’an
Pyetje: Shpesh herë dëgjojmë të flitet për vajza të reja që janë të mbuluara që ndoshta nuk kanë modelin perfekt të hixhabit ose diçka që për syrin e tyre mund të jetë moderne. Dëgjojmë të flitet kur thuhet më mirë të mos e mbash fare, sesa ta mbash mbulesën kështu siç e mban ti.
Elvisi: Do ta përmbledh me një fjali. Vajzat që kanë vendosur një shami, do të duhet të jenë të hijshme, por jo provokuese. Kjo është përgjigja. Të hijshme, jo provokuese.
Pytje: Një nga pyetjet më të shpeshta që e dëgjon dhe në rrjetet sociale. A pranohet agjërimi pa namaz.
Veprat në Islam janë të ndara. Islami ka 5 shtyllat e veta. Shtylla e dytë është namazi, falja. Në Ditën e Gjykimit pyetja e parë do të jetë a je falur. Kjo nuk e përjashton, që njeriu të zbatojë shtylla tjera të islamit, kur nuk e praktikon (fenë). Insha Allah Zoti ia bën dritë të gjithëve, por në Ditën e Gjykimit, do të vendosen në peshore gjërat. Pra, pranohet Ramazani edhe kur nuk falesh.
Pyetje: A lejohet që ne si besimtarë muslimanë të kalojmë kohën gjatë Ramazanit (agjërimit) me shokë e shoqe gjatë gjithë kohës?
Elvisi: E para është që, kur je me agjërim dhe të ulesh në kafe, kjo si të thuash, nuk rezonon shumë. Të ulesh agjërueshëm me ata që nuk agjërojnë apo konsumojnë diçka. Jo se prishet agjërimi. E dyta, është e shtrenjtë, por jo e ndaluar. Më e mira është sa të kemi mundësi të lexojmë Kur’anin Famëlartë. Sa për qëndrimin, po… mund të ulesh me shoqet (qesh) Gjatë gjithë kohës, derisa të hapet iftari.
Pyetje: Si mund të argëtohet një musliman meqenëse në ditët e sotme argëtimi vjen më pranë shfrenimit dhe të padobishmes?
Elvisi: 95% e gjërave që janë në këtë botë, janë të lejuara. 5% e gjërave që Zoti i ka ndaluar, i ka ndaluar për të mirën tonë.Çdokush që mund të flasë, ne kemi të drejtë ta pyesim për çfarë argëtimi flet. Argëtimi i vetëm që na ndalon Zoti, është ai argëtim që na bën dëm. Njerëzit janë të urdhëruar në Kur’an që të shijojnë të mirat e Zotit. Shikoje me vëmendje ata të cilët bëjnë gjëra që islami i ka ndaluar. Sapo kalojnë disa vite, ai/ajo pendohet për ato që ka bërë. Dorë me një. Bëhet apo s’bëhet muslimane, se kjo është tjetër gjë. Një vajzë apo djalë i ri që mban normat e islamit, kur shkon 30,40 apo 50 vjeç vetëm kënaqet me atë që ka bërë i ri.
Vetëm 5% që na shkatërrojnë, kam parasysh alkoolin, drogën, kam parasysh jetën e natës, e cila… nata është për të fjetur. Edhe shkencërisht, nata është për të fjetur, kurse sot të rinjtë rrinë deri në mëngjes dhe flenë ditën. As nuk përfiton, cënon moralin tënd. Aty konsumohet alkooli, duhani pafund i cili është i lidhur me kancerin. Gjërat që lidhen me drogën, alkoolin, duhanin, jetën e pakuptimtë të natës, këto gjëra Zoti nuk i do. Kush i bën kujton se e cënon Zotin e Gjithësisë? Ne shkatërrojmë veten tonë. E nëse ne e bëjmë këtë, Ai do të na lërë në kotësi.
Pyetje: A është mirë të ulemi dhe të lexojmë Kur’an në Ramazan apo të ndihmojmë familjen për ndonjë punë që ata kanë nevojë. Cilës duhet t’i përkushtohemi më shumë.
Elvisi: Mirë është të kombinohen. Çdokush prej nesh ka pak kohë për të lexuar Kur’anin Famëlartë, por edhe për të qenë kontribues në shoqëri. Nëse është e mundshme vetëm një, shoqëria jonë ka nevojë shumë për të kontribuar e ndihmuar ato (prindërit), kjo do të ishte prioritare në krahasim me leximin e Kur’anit në teori… kurse kur ndihmon një person që është në nevojë, je prap me Kur’anin por në praktikë. Pejgamberi ynë i dashur ka thënë… “Do të jetë gjithmonë Zoti në ndihmën e njeriut, sa njeriu është në ndihmën e njëri- tjetrit”
Në një rast tjetër ka thënë, e këto janë perla të islamit që kërkojnë nivel intelektual, njerëzor e moral, që t’i kuptosh. Ka thënë… “Njeriu më i dashur tek Zoti, është ai i cili është më i dobishmi tek krijesat e tij”.
Pyetje: Ju kemi pyetur për cilësitë që një bashkëshort i mirë do të kishte. Po ne si vajza?
Elvisi: Është një gjë shumë e rëndësishme. Ne dëgjojmë sot që disa fëmijë lindin me probleme sepse nëna konsumon duhan. Nëqoftëse do të bëhesh nënë, pa dyshim që ka disa detyrime. I pari është ndërtimi individual. I dyti, që të kesh ndërtuar një martesë të shëndoshë. Sepse nëse në mënyrë kaotike të kesh marrë një bashkëshort, ai nuk të bëhet krah. Sot ne dëgjojmë se bëhen me fëmijë dhe dirvorcohen. Është një dramë e madhe. Nënës i takon tani të bëhet edhe nënë e babë. Pra, mund të ndodhi ndarja, ka në Kur’an sure të ndarjes, por nuk mund të bëhet trend i shoqërisë. Në Kur’an thuhet se mund të ndahesh dhe kur ndahesh, ata mbeten miq e ndihmojnë njëri- tjetrin. Por kjo është kthyer në trend. Po të shkosh në gjykatë, ka divorce pafund. Njeriu i ëndrrave, ‘princi’ me të cilin u martove, përfundon në armikun tënd.
Pyetje: Vëmë re që vit pas viti, shohim gjithmonë e më shumë mosha të reja. Kam një pyetje, pse mendon se gjithmonë e më shumë po shtohet dëshira?
Është pjesë e natyrës njerëzore. Në Kur’an Zoti i Gjithësisë thotë… “I krijova njerëzit në natyrshmëri, për të besuar”.
Pejgamberi Muhamed a.s ka thënë “çdo njeri lind i pastër, lind në natyrshmërinë për të besuar”. Por janë rrethanat sociale, gabimet në familje që njeriu mund të devijojë. Pra nuk duhet të na besojë se i riu dhe e reja të besojnë, por të na bëjë çudi pse nuk besojnë. Sot rrjetet sociale na ndihmojnë, kanë mundësi që të njihen me besimin tek Zoti, me vlerat e mëdha. Pse të mos afrohen? Kur rinia nuk afrohet me besimin, kjo tregon se ka elemente të pasionit, veseve, hutimit, injorancës. Apo nganjëherë të atyre që paraqiten muslimanë por janë pseudomuslimanë, që kanë krijuar imazhe të gabuara të besimit. Çdo i ri dhe e re e ka ëndërr që t’i shkojë jeta mbarë, që t’i ruajë konturet e jetës, që dituria të jetë prioritare, morali të jetë i shëndoshë, familja perfekte dhe e ardhmja e tyre dinjitoze. A ka lumturi më të madhe për prindërit kur fëmijët janë mirë, studiojnë? A ka stres më të madh kur nuk e di ku është vajza, kur ajo vjen në 3 të natës, kur nuk e di kë takon…? Pra janë dy botë të ndryshme. Islami është tek e para. Islami është që të studiosh, që të kesh vlera morale, që shoku i jetës tënde të zgjidhet me kujdes dhe kur ai të zgjidhet, ti të konsultohesh me ta. Kjo i jep një kënaqësi të madhe, ata kanë sakrifikuar për ju. Kur ti studion, prindi po fluturon, është në xhenet. Prindërit futen në një moshë më të thellë… imagjinoni një prind që i ka kaluar 60 vjeç dhe vajza i është bërë barrë. Nuk është martuar, është martuar por është ndarë. Vajza është në armiqësi me atë që ka patur bashkëshort, ose vajza nuk martohet më se i dihen cenet e saj…
Të gjitha të mirat, dituria, morali, etika sjellja, familja shëndoshë, përkujdesi… pse të mos i kërkojë rinia këto? Këto të mira sjell besimi tek Zoti…
Pyetje: Sot teknologjia është shumë e përhapur. A është gabim të kalojmë shumë kohë në telefon.
Elvisi: I gjithë universi është ndërtuar mbi ekuilibrat. Po të studioni, që nga Big Bengu, fuqia e tij ka qenë ekzemplare. Shpërthimi po të kishte qenë më i madh, çdo gjë do të ishte në hapësirë e s’do të ishte kështu siç e shohim ne sot. Po të ishte më i vogël, forca e gravitetit do ta kthente sërish në nivelin zero. Po ta studiosh sot universin, shikon se çdo gjë është në ekuilibër. Zoti i Gjithësisë që solli islamin, s’mund ta sillte në disekuilibër.
Edhe për celularin që flasim, s’mund të dalim në ekstrem. Zoti nuk na e lejon. Pejgamberi ynë ka thënë…. “Gjërat më të bukura në islam, janë ato të mesit” Pra mesi i artë që njihet.
Çdo gjë që del e re, nëse përdoret për mirë, është në dobi… nëse përdoret për keq, është në dëm. Për shembull, ndonjëherë bëjnë gabim prindërit, u thonë fëmijëve hiqe celularin. Çdo gjë me mesatare. Ka nevojë të mbahet celulari, por pa u kthyer në problem. Të thuash tani, në këtë kohë, lihe celularin fare, pra të shkosh 500 vjet prapa,… kjo nuk shkon, nuk është islame. Celulari në vetvete nuk është i mirë as i keq, varet si ne e përdorim.
Pyetje: Prindërit dhe ne jemi tjera gjenerata. A duhet t’i bindemi ne përherë prindërve për çdo gjë që na thonë edhe kur ata janë në gabim?
Elvisi: Është një situatë shumë delikate. Sa herë kur ne ishim fëmijë, pasi bënim shumë gabime, do duhet të na rrihnin prindërit apo të na puthnin e përkëdhelnin, ashtu siç ata e kanë bërë? Sa herë kemi gabuar ne të vegjël, ata na e kanë kthyer në puthje, përkëdhelje, llastime, ushqim e pije. Tani, prindërit tonë po futen në pleqëri. Nganjëherë, memorja e tyre mund të mos jetë e fortë. Ke patur burra të fortë e të fuqishëm, por kur plaken, qajnë edhe për një gjë të vogël… sepse emocioni i tyre është i lartë. Tani, kjo është analogji, sikur ne dikur kemi qenë të vegjël. Kur ne i kemi lënë natën pa gjumë prindërit, kur ata na kanë përkëdhelur kur ne i kemi mërzitur… fëmija i ka kufizuar nënën e babain. Asaj nëne që ka dhënë qumështin e gjirit, asaj t’i bërtasim?
Kush është ‘arti’? Nuk është problemi a i dëgjojmë, se kur ato e kanë gabim, ne nuk duhet t’i dëgjojmë, por as t’u themi atyre sesa gabim e kanë. Në formën më fine, më të mençur e më elastike, të mundohen të mos i lëndojnë e të mos veprojnë. Shoh shumë sot, që i bërtasin nënës e babait, dy njerëzit që kanë sakrifikuar. Për Zotin, nëna e baba do të vdisnin për fëmijën. Këtë dashuri ia ka instaluar i Madhi Zot.
Nuk ka bekim më të madh që jep Zoti, nëse prindi ikën nga kjo botë dhe është i kënaqur me ty.
E kam eksperiencë, të paktën, me babain tim. Ndoshta, personi që e donte në këtë botë më shumë, kam qenë unë. Ai iku nga kjo botë, i kënaqur me mua. Nëse do të begatohesh, të të zgjatet jeta, të të zgjatet rrisku, të mos shohësh asnjëherë probleme, është nëse je i kujdesshëm me prindërit. Nuk je duke bërë diçka të madhe!
Pyetje: Si mund ta shmangim zilinë, cmirën ndaj një shoqeje apo mikeshe?
Elvisi: Duhet të kuptojmë që në këtë univers, nuk komandojmë ne. Në këtë univers ka një Zot, që i jep gjithsecilit atë që don dhe aq sa don. Ne nuk jemi pjesë e kësaj skeme. Po nuk u kuptua kjo, ne do të kalojmë në injorantë.
Unë jam shumë i mërzit, po thellë, se një hoxhë mer më shumë like se unë… (qesh, tani po e banalizoj fare). Pra, mi ka dhënë Zoti të gjitha, por unë nuk bie rehat se pse kur ai postoi, kishte më shumë share.
Je duke pirë një kafe me shoqen, shikon se ajo ka celular më të mirë se ty. Gjithë të mirat e tua më pas, nuk vlejmë më. Këtu fillon injoranca jonë…
Në të vërtetë, sipas gjykimit islam… Faleminderit të madhit Zot që më krijove, faleminderit për gjithçka që më ke dhënë dhe të lutem më fal për gjynahet dhe kusuret që kam, më përmirëso për të ardhmen. Ne duhet të merremi me veten tonë. Sa herë ne merremi me pse i ka dhënë Zoti atij më shumë, ose se pse Zoti e ka bërë ndryshe, ose se pse është i suksesshëm… po mir, do të na marrë leje Zoti neve, se çfarë do t’i japë krijesave të veta?
Ky ishte gabimi i shenjtanit me Ademin, u shkatërrua si krijesë. Në kohën e Pejgamberit tonë, njerëz i thonin Muhamedit alejhi selam “pse ty të gjeti Zoti për Profet?”… donin që Zoti t’u merrte leje atyre se cilin do të vendoste Ai Pejgamber. Kjo është injorancë shumë e thellë. Se ne duam të vëmë kush është i pasur, sa lekë duhet të ketë, pse ka fëmijë, sa ka, s’duhej të kishte fare,…. të nderuar, Islam, do të thotë të merresh me veten tënde. Mos ia bëj llogaritë askujt.
Ka një gjë tjetër. Shikon që ka një të mirë dikush, dhe thua… “Ah sa mirë, ja shtoftë Zoti”. S’ka nevojë ta thuash, mjafton ta kesh këtu (në zemër) sepse zemra është baza, pastërtia. Por, me mendjen tënde të thuash ‘të ma kishte dhënë dhe mua, sa mirë do të ishte’.
Dijetarët e islamit thonë… “Pasha Zotin që është Një dhe Një i Vetëm, s’ka për të vdekur ky person, derisa një ditë kjo e mirë, të trokasë në portën e tij”
Ky është thelbi.
Pyetje: Hoxhë i nderuar, pyetja që doja të të bëja. Nëse do të të jepte Zoti të takojë një Profet, kë do të doje të takojë dhe përse?
Elvisi: Kuptohet, Profetin tonë Alejhi Selam. Do t’i thoja dy gjëra.
Do t’i thoja… “Pash të Madhin Zot, që është Një dhe Një i Vetëm e nuk bëhen dy, ku e gjete atë forcë, ku e gjete atë nivel besimi që e instalove aq fuqishëm besimin, tek Një dhe Një i Vetëm, që është Allahu?”
Dhe e dyta, do t’i thoja… “Na e bën hallall, që s’po e mbartim dot mesazhin e madh islam. Do t’i thoja që u bënë shekujt që ne muslimanët nuk po kontribuojmë ashtu siç duhet në shkencë, që ne muslimanët nuk jemi në nivelin e civilizimit që kërkon toka, që ne muslimanët nuk po shpërndajmë mirësinë e islamit ashtu siç duhet… prandaj o Pejgamber i madh i Allahut, e di që je mërzitur, por na e bën hallall”