11 vjeçari lutet për vëllanë në karrige me rrota e babanë, surpriza që përloti familjen e sprovuar

Në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit, në Fondacionin Firdeus mbërriti letra e një vogëlushi 11 vjeçar, i cili kërkonte ndihmë. Fabio nuk shkruante në letrën e tij për veten, por për t’i ardhur në ndihmë të vëllait dhe babait.

Fatma shkoi të vizitojë familjen ndërsa Fabio e mirëpret.

Në banesë i pret nëna e Fabios e cila ka 4 fëmijë. Njëri prej tyre, Qetësori, është i paralizuar dhe qëndron në karrige me rrota.

Fatma: Na ke dërguar një letër që kërkon të bësh të lumtur vëllanë dhe babain. E di ti sa do të kishin dëshirë e do të ishin të lumtur që të kishin një fëmijë si ty. Ta dish që je një djalë shembullor, Zoti të ruajtë.

Qetësor, a të të sjell një dhuratë të vogël?

Ashtu siç shprehur dëshirën Fabio 11 vjeçar, Fondacioni Firdeus ka dërguar për vizita tek mjeku kryefamiljarin, ndërsa për Qetësorin ka sjellë një motor të posaçëm, që do t’a lehtësojë shumë këtë djalë të sprovuar në lëvizje, e veçanërisht gjatë shkuarjes në shkollë.

Fatma: Babain e dërguam në spital, vëllait i blemë motorin, por ne nuk largohemi sepse kemi dhe një surprizë për nënën.

Ndiqeni këtu videon