Vogëlushi në foton e mësipërme quhet Roen. Në spital ndodhet, mes jetës e vdekjes. Roeni është prekur nga hidroencefalia. Një sasi e madhe lëngu i është krijuar në pjesën e kokës dhe po i shtyp trurin. Gjendja e Roenit është kritike, ndërsa shpresat fare të pakta nëse ai qëndron në vendlindje.
Vogëlushi shqiptar ka nevojë urgjente për t’u nisur jashtë shtetit atje ku mund të marrë kurimin e duhur mjekësor e kësisoj, jeta e tij të shpëtojë.
Familjarët nuk i kanë mundësitë për të përballuar kostot e larta të transportimit e kurimit të vogëlushit të tyre. Me shpresën në Zot, ata i janë drejtuar me një lutje shqiptarëve bamirës, që kushdo që ka mundësi t’i ndihmojë për t’i dhënë një shans ëngjëllit të tyre 2 muajsh.