Pamje video, shikoni “unazat e gazit” që lëshon vullkani Etna

Vullkani Etna në Italinë fqinje ka mahnitur banorët dhe turistët në ditët e fundit për shkak të një fenomeni të pazakontë. Në një pjesë të vullkanit, është shfaqur një tymnajë gazi me një formë mjaft të pazakontë.

Gazi i kondesuar dhe avujt e ujit kanë marrë formën e një vorteksi apo unaze, një fenomen që nuk rrallë në vetëm disa vullkanë nëpër botë.

“Asnjë vullkan në botë nuk prodhon kaq shumë unaza gazi e avulli sa vullkani Etna. Këtë fenomen e njohim prej kohësh, por kësaj radhe janë thyer të gjitha rekordet”-thotë Boris Behncke, një ekspert i vullkanëve në Institutin e Gjeofizikës e Vullkanologjisë në Katania.