Babai shpërthen në lot për të bijën me leuçemi: Mos u mërzit bab më thotë, po ku e di ajo se çfarë e pret…

E bija ndodhet e shtruar në spital e sa më shumë që ditët kalojnë, aq më i avancon sëmundja e rëndë. Vajza e tij është prekur nga leuçemia. Sëmundja është mjaft agresive. E teksa e bija dergjet në shtrat, ky baba godet me grushte kokën, sepse mundësi nuk ka, që ta dërgojë jashtë shtetit për kurim.

“Vajza ime vuan nga leuçemia akute. Jemi prerë komplet, komplet… gjendja sa vjen dhe rëndohet. Ta shikosh fëmijën në atë gjendje dhe nuk ke çfarë të bësh gjë fare… është një tmerr i vërtetë.”

Rosela për mua është gjithçka, që po e humbas…. (qan)

Si mund të jem unë pa Roselën… nuk e di (qan), nuk e di.”-thotë babai i 15 vjeçares.

Mes lotëve dhe trupit që i dridhet, babai i bën një lutje të gjithë bamirësve shqiptarë.

“Mos u mërzit o babi më thotë, se do të bëhem më mirë… ku e di ajo se çfarë e pret (qan), ku e di ajo se çfarë e pret. Ajo po nuk u kurua, po nuk u bë një transplant, ajo këtu është e mbaruar, ajo… (qan) është e vdekur. Nuk e di si do t’ja dalim. Vetëm shqiptarëve, ju lutem, ju lutem, ju lutem me zemër, sado pak, sado të keni mundësi…”-thotë babai mes lotëve.