Me 131 vota PRO, 29 kundër dhe 11 abstenime ka kaluar raporti i Dora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj.
Ky ka qenë votimi i kryer këtë të martë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke e çuar kësisoj Kosovën tanimë një hap larg anëtarësimit të saj në KiE.
Amendamentet e propozuara nga Serbia (5 të tilla) u rrëzuan të gjitha nga Asambleja.
Tanimë çështja kalon në duart e Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët do të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e KiE-së.
Reagimet