Kiara Ibraj, 11 vjeçarja shqiptare një ndër finalistet në ‘Sanremo Junior’

11 vjeçarja nga Lezha Kiara Ibraj ka mundur të dalë në finalet e festivalit italian të këngës ‘Sanremo Junior’. Ajo është ngjitur në skenën e ‘Sanremo-s’ dhe ka performuar këngën ‘Never Enough’ duke mahnitur publikun.

Të shumtë ishin shqiptarët që jetojnë në Itali të cilët e ndoqën 11 vjeçaren. Kiara ka nisur të këndojë që në moshën 4 vjeçare, punë e cila është shpërblyer pasi vogëlushja ka mundur të dalë si një ndër 24 finalistet e festivalit muzikor për fëmijë në Itali.

I urojmë Kiarës fitoren