Tentoi të vrasë të shoqen duke e shtypur me makinë, arrestohet 50 vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 50 vjeçar të identifikuar si R. Meçaj, i cili ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e shtypur me makinë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022, kohë kur bashkëshortja e 50 vjeçarit ka qenë me urdhër mbrojtje dhe i ka shpëtuar tentativës të të shoqit që tentoi ta shtypë me automjetin e tij. 50 vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe së fundmi ka rënë në pranga.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”. Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje”, njoftoi policia.