E rrallë, kapet një koran mbi 13 kg në Pogradec

Një peshkatar në fshatin Undënisht të Pogradecit ka bërë një kapje të rrallë… një peshk koran me peshë 13kg e 200 gram. Peshkatari i cili prej vitesh ushtron peshkim artizanal në liqenin e Ohrit, tregon se kurrë më parë nuk kishte ndodhur që të kapte nje peshk me të tilla përmasa. Në dijeninë e tij, korani i kapur rezulton të jetë më i madhi i kapur deri më sot.

Peshkatari më tutje shpjegoi se ky lloj i koranit nuk shtohet, pasi në të kundërt ai do ta kishte lëshuar sërish në ujë.

 “13 kg e 200 gram, ky është më i madhi që ka dalë në liqenin e Ohrit, duke tërhequr rrjetat pash diçka të madhe, por nuk mendova se do ishte një peshk Koran kaq i madh. Vetëm kur ka dalë në sipërfaqe të ujit e pash që ishte Koran. Ishte risku im sepse as nuk tentoi të ikte. Ishte fati im që të futej në varkë. Deri në 8 kg kam kapur, por 13 kg e sipër jo. Në gjuhën e peshkatarëve ne e quajnmë Koran “pllasicare” i cili nuk shton. Nëse do e liroja do e kapte dikush tjetër ose do të ngordhte.”-ka treguar peshkatari.

Edhe pse e rrallë si kapje, peshkatari e ka shitur tashmë koranin 13.10 kg në një nga restorantet e zonës.