Shembet çatia, ndërron jetë punëtori shqiptar në Maltë, një tjetër mbetet i plagosur

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën tragjikisht teksa punonte me të tjerë në një rezidencë në Sliema të Maltës.

Gjatë punës në godinë, çatia është shembur duke zënë poshtë dy punëtorë, shqiptarë të dy, të cilët po kryenin punimet.

Një nga punëtorët ka mundur të dalë vetë prej rrënojave dhe mandej është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet. Punëtori tjetër, fatkeqësisht u gjet i pajetë nën rrënoja.