“8 ditë pa gjumë, menduam për më të keqen” Rrëmbimi i djalit 3 vjeç, flet gjyshi nga ana e nënës

Këtë të shtunë Bahrije Gjuni dorëzoi nipin e saj 3 vjeçar para autoriteteve, 8 ditë pasi ajo dhe i shoqi morën djalin dhe vendosën të mos ia dorëzojnë nënës, Ile Gjunit.

Por jo pak të vështira kanë qenë këto ditë për gjyshërit e tjerë të vogëlushit, prindërit e Ile Gjunit, nënës së djalit 3 vjeçar.

Në një prononcim për abc-në, Shefki Cani, gjyshi nga ana e nënës së vogëlushit, ka thënë se prej 8 ditësh nuk vë gjumë në sy. Ai tregoi se ka kaluar një periudhë të vështirë, mbushur me ankth, stres e duke menduar më të keqen.

“Këto ditë kam qenë në ankth, siklet. Më frikësonte zhdukja e djalit. Ne i kemi patur marrëdhëniet e mira me ta. Derisa vodhi djalin e djalit mund të ndodhte bën vaki, dhe gjëra të tjera. Unë them se e ka detyruar dikush që e ka vjedhur djalin, se nuk ka pasur qëllim ajo (Bahrije Gjuni). Nuk kishte arsye për ta rrëmbyer. Tani, mes dy familjeve s’e di si do shkojë. Të vijë njëherë djali te shtëpia se më ka marrë malli dhe të shohim si do jetë marrëdhënia me familjen e krushqve.”, tha Shefki  Cani