“Më dogji shtëpinë” I riu e ndjek në Kosovë 44 vjeçarin, i bën pritë dhe e shtyp për vdekje me makinë

Një 44 vjeçar në Pejë të Kosovës ka mbetur i vdekur pasi është përplasur me makinë, një aksident i cili rezulton të jetë kryer qëllimisht nga një i ri nga Shqipëria.

Viktima i identifikuar si Ilir Osmani, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra pavarësisht se është dërguar në spital. Personi që përplasi 44 vjeçarin, u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia e raportoi fillimisht ngjarjen si aksidentale.

Më vonë autoritetet kanë mundur të prangosin shoferin, një 23 vjeçar nga Elbasani i quajtur Sergio Jonuzi.

Sipas deklaratave që ka bërë 23 vjeçari, rezulton se ngjarja ka ndodhur për konflikte të mëparshme. Jonuzi ka pretenduar se viktim Ilir Osmani, i ka djegur banesën atij. Në shenjë hakmarrje Jonuzi e ka ndjekur deri në Pejë 44 vjeçarin, atje ku i ka bërë pritë dhe e ka shtypur me makinë.