Dje u lirua nga amnistia, sot grabiti një makinë… kush është i burgosuri që iu kthye ‘zanatit’

Personi në foto quhet Ardian Isufi dhe ditën e djeshme ai përfitoi nga amnistia penale duke u lirua nga qelia në burgun e Drenovës. Isufi ishte i dënuar për vjedhje.

Por vetëm pas disa orësh, Isufi ka vendosur t’i rikthehet ‘zanatit’ duke grabitur një makinë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës ‘Raqi Qirinxhi’ ku i riu nga Pogradeci ka pikasur një mjet të ndezur pranë një minimarketi.

Ai është larguar me shpejtësi me mjetin nga vendi i ngjarjes, ndërsa kamerat e sigurisë e kanë filmuar e identifikuar. Policia është vënë në kërkim të tij.