Policia arreston “Schumacher-in kosovar”, lëvizte me 231 km/h në autostradë

Një shofer nga Kosova është gjobitur me 500 euro gjobë, heqjen e pesë pikëve nga patenta dhe ndalimin e drejtimit të automjetit për 6 muaj, pasi është kapur duke udhëtuar me një shpejtësi prej 231 km/h.

Rastin e ka publikuar policia e Kosovës përmes një postimi në profilin në rrjetin social, ku shkruan:

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 231 km/h, i njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.