E vetme, në karrige me rrota, në katin e trete… “Jeta më është bërë burg”

Sabina Lloqani jeton në Prishtinë. Shtëpinë e ka në katin e tretë të një godine, ndërsa ajo jeton e vetme. Sabina është me aftësi të kufizuara dhe për shkak të pamundësisë ekonomike e mungesës së një ashensori në pallat, jeta e saj është bërë e vështirë.

Për Radio Evropën e Lirë, ajo tregon se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.