Pamje, aksident i rëndë në Pogradec: Viktimë mbetet një i moshuar që udhëtonte si pasagjer

Një aksident me një viktimë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Pogradec- QafëThanë, ku një i moshuar ka ndërruar jetë.

Një automjet i tipit ‘Mercedes Benz’ i drejtuar nga një 46 vjeçar është përplasur me një automjet të tipit “Citroen”, ku ndodhej dhe viktima. Siç duket nga fotot, makina ‘Citroen’ është dëmtuar ndjeshëm.

Shoferi 58 vjeçar ka mundur të shpëtojë me disa lëndime, por pasagjeri 80 vjeçar që ndodhej aty ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar nga ana e ‘Benzi-t’

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.