Dy kamionistët përleshen për radhën në Kapshticë, njëri godet tjetrin me thikë

Dy shoferë kamionësh janë përleshur mes tyre në doganën e Kapshticës.

Si pasojë e konflikteve për çështjen e radhës, njëri ka goditur tjetrin me thikë. I plagosuri Julian Todhe u dërgua në spitalin e Korçës, ndërsa shoferi tjetër Artur Arapaj u arrestua dhe shoqërua drejt komisariatit.

 “Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.

Sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit shtetasi A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin“, njofton Policia.