Kundravajtje në “Rrugën e Durrësit” , 28 vjeçari përplas me makinë një vajzë… ikën nga vendi i ngjarjes

Një 28 vjeçar që udhëtonte kundravajtje në Rrugën e Durrësit në Tiranë, ka përplasur në orët e para të së enjtes një vajzë.

28 vjeçari ka goditur me makinën e tij edhe një tjetër automjet, ndërsa më pas ka braktisur mjetin dhe është arratisur.

Policia njofton se 28 vjeçari nga Kruja është arrestuar tanimë. Vajza e cila u përplas mori lëndime serioze dhe ndodhet e shtruar në spital, në gjendje të rëndë.

 “U arrestua Jurgen Çela, 28 vjeç, banues në Krujë, pasi në Rrugën e Durrësit, duke drejtuar automjetin, në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me motomjetin me drejtuese shtetasen N. LL. dhe me automjetin me drejtues shtetasin  K. N., 23 vjeç. Pas aksidentit, shtetasi J. Ç. është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasja N. Ll., e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve”, tha policia e Tiranës.