Rri 7 ditë në apartamentin me qira, italiania largohet pa paguar… lë vetëm çelësat dhe një 2 mijë lekësh

Të shumtë janë turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë, por ka syresh që mirëpritjen e shqiptarëve e shkelin në mënyrë të shëmtuar.

I tillë është një rast i denoncuar pranë JOQ-së, ku një shtetase italiane, pasi ka qëndruar për një javë në një banesë me “Booking” në kryeqytet, është larguar pa paguar.

Pronarja e banesës e cila ka bërë denoncimin, ka treguar se vajza i kishte lënë në banesë çelsat e shtëpisë dhe një 200 lekësh (2 mijë lekë të vjetra) si “pagesë”, ndërsa më tutje i ka bllokuar numrin.

Sipas denoncimit të qytetares, vajza i kishte thënë se nuk mund të tërhiqte më shumë se 70 euro në ditë për shkak të komisioneve dhe e kishte shtyrë pagesën për qëndrimin e saj në ditën e fundit. Shtetasja italiane i kishte treguar se kishte mbërritur në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët, ndërsa pagesa ditore për apartamentin ishte 28 euro nata.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje si jeni, jam nje vajze qe kam disa apartamente me airbnb dhe booking, para disa ditesh kisha nje rezervim nga nje kliente italjane, dhe zonja ne fjale nk kishte te bente pagesen ne dore do ti kaloj ne bank me tha. pastaj meqenese paguante komision me tha do ti jap cash por me duhen disa dite sepse vetem 70€ terheq ne dite , si perfundim qendroj 8 dite dhe nuk beri pagese. me tha do e bej diten e fundit dhe sigurisht ishte larguar nga apartamenti. Minimalishte personat e tjere te mos bien pre e mashtrimeve te zonjës

Suppzohet do takoheshim sot per te bere check out dhe per te mbyllur pagesen. Por ishte larguar fshehurazi dhe nk kishte lene pagesen Sigurisht me ka bere dhe bllok. Dhe e sigurt po iken ne airbnb tjeter sepse po rregullon dhembet dhe ia kan shtyre procesin donte te rrinte dhe disa dite me shume por meqenese e kisha te rezervuar ne keto data ram dakort te rrinte deri sot

Vetem vajza do jetonte. Pagesa qe ka lene. Per 7 dite. Apartamenti eshte 28 euro nata , me lire se ne hotel duke menduar qe gatuajn, interneti, Netflix etj. Ju falenderoj sepse thjesht nese iken ne apartament tjeter te mos perpiqet te perfitoj nga to dhe te paguaj per ate qe po merr

Kujtojmë se vitin e kaluar një rast i ngjashëm ndodhi në një restorant në Berat, ku disa shtetas italianë ikën pa paguar. Rasti tërhoqi dhe vëmendjen e kryeministres së Italisë Georgia Meloni, e cila reagoi e madje dhe pagoi nga xhepi i saj faturën 80 euroshe.