380 ditë në koma, dhurata e fundit e nënës për jetimët e saj dhe mrekullia e shqiptarëve bamirës

“Ishte ditë e dielë. Dolëm me nusen që të merrnim dru, për të ngrohur kalamajtë. Në rrugë, papritmas, ndodhi tragjedia më e madhe për mua… duke kaluar rrugën, gruaja u godit nga një makinë. Në atë moment, ajo ra në koma”

Kjo është pikënisja e tragjedisë së një familje shqiptare, një histori që rrëfehet nga ata që derdhën lotët, ndjenë dhimbjen dhe përjetuan hidhërimin më të rëndë.

Kjo është historia e familjes Lluka, historia e Xhavitit, që për 380 ditë i qëndroi pranë të shoqes Valbonës. Kjo është historia e fëmijëve të familjes Lluka, që për 380 ditë pritën për mrekullinë e zgjimit të nënës së tyre.

Por kjo është po ashtu dhe historia e mrekullisë së shqiptarëve. E lotëve të njerëzve që nuk e njohën asnjëherë këtë familje të përvuajtur, por e ndihmuan mesa kishin mundësi, me gjithë shpirt e zemër.

Kjo është historia e një nëne, e cila qëndroi në koma për 380 ditë… dhe pas, la një dhuratë të fundit për djemtë e saj.

Ju ftojmë të ndiqni historinë e familjes Luka, në një dokumentar të cilin e gjeni KËTU

Per te pare dokumentarin, klikoni KETU