Tragjedia në Shkodër: Gjendet trupi i fëmijës së dytë, vajza 8 vjeçe… kërkohet për nënën e djalin 3 vjeçar

Ditë pas kërkimeve në Bunë, është bërë e mundur gjetja e një trupi të dytë, i cili i përket vajzës tjetër të familjes Arrazi. 8 vjeçarja u gjet së fundmi nga polumbarët, ndërsa vijojnë ende kërkimet për të lokalizuar trupin e nënës së fëmijëve, Alma Arrazit dhe djalit të vogël, 3 vjeçar.

Këtë të hënë u dërgua në banesën e fundit vajza e madhe e çiftit Arrazi, një 9 vjeçare. Kujtojmë se mbrëmjen e 2 prillit nëna Alma Arrazi në gjendje të rënduar psikologjike ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur së bashku me fëmijët nga Ura e Bunës.

Mbi rastin u arrestua i shoqi 31 vjeçar i cili është akuzuar për shkaktim të vetëvrasjes. Motra e Alma Arrazit u ka thënë hetuesve se prej vitesh ajo dhunohej nga i shoqi. Ndryshe pretendon familja e 31 vjeçarit, e cila thotë se Alma prej kohësh kurohej me ilaçe për shkak të gjendje së saj mendore.