Fier: Sherri banal për pak sa nuk përfundon në tragjedi, 25 vjeçari merr AK47 dhe qëllon ndaj 35 vjeçarit

Një 25 vjeçar i identifikuar me inicialet A.M ka kanosur me armë automatike një tjetër të ri me të cilin është përleshur fizikisht pas një sherri për motive banale.

Autoritetet njoftuan se kanë mundur të arrestojnë në kohë 25 vjeçarin e armatosur me një kallashnikov, fill pasi i riu ka nisur të qëllojë në ajër e drejtim të personave me të cilët hyri në sherr në fshatin Levan të Fierit.

25 vjeçari është përplasur me një 35 vjeçar i identifikuar me inicialet P.O, si dhe me disa shtetas të tjerë. Pas sherrit, i riu ka shkuar në banesë, prej nga ku ka marrë armën automatike dhe ka kanosur 35 vjeçarin.

I riu është kapur në flagrancë nga policia.