Pamjet nga Prishtina: Aksident me 6 të plagosur, një prej të lënduarve në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur këtë paradite në udhëkryqin pranë konvikteve në Prishtinë, ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Dëshmitarë okularë të ngjarjes përcollën këto pamje në median e Kosovës.

 “Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha zëdhënësja e policisë në Prishtinë.

Një prej 6 të lënduarve ndodhet në gjendje kritike, në reanimacion dhe i lidhur me aparat respirator, ashtu siç pohoi drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

“Njëri është në gjendje të rëndë, i kyçur në aparat për asistencë të respiratorëve. Kurse pesë janë me lëndime, por gjendje e tyre është stabile”, u shpreh mjeku për median e Kosovës