Punonte në kantier ndërtimi, bie nga lartësia punëtori 28 vjeçar, ndërron jetë në spital

Një punëtor në moshë të re ka humbur jetën tragjikisht këtë mëngjes, teksa punonte në një pallat në ndërtim në zonën e Shëngjinit.

28 vjeçari i identifikuar nga autoritetet me inicialet E.F, ka rënë aksidentalisht nga lartësia. Ai është dërguar në spital, por pavarësisht orvatjeve të mjekëve, i riu ka ndërruar jetë prej plagëve të shumta.

“ Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E. F., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.”-njoftoi policia.