Vajza përshëndet kushërirën… momentet e fundit të Almës me tre fëmijët, të kapura në kamera

Pak para se e ëma t’i drejtojë tek Ura e Bunës, atje ku dyshohet se ajo u vetëhodh së bashku me fëmijët… ky është momenti kur Alma Arrazi del nga kafeneja ku kishte qëndruar me kunatën.

Vajza e kësaj të fundit sheh teksa i largohen kushërirët, ndërsa një nga vajzat e Almës e përshëndet me dorë.

Pamjet e tjera të regjistruara nga kamerat filmike kanë kapur momentin e fundit, para se 39 vjeçarja të vetëflijohej së bashku me fëmijët.