Fier: Gruaja plagos me thikë të atin e moshuar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier, atje ku një grua ka goditur me thikë duke lënë të plagosur të atin.

Pas një sherri për motive banale, gruaja 49 vjeçare ka goditur të atin e moshuar. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasen A. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.