Një baba që ikën në emigrim për të siguruar të ardhura për vajzën dhe djalin e vogël. I biri sapo kishte lindur, kur atij i bie një infarkt në zemër.
Kjo ishte tragjedia e familjes Farruku nga Burreli, e cila jetonte në kushte jashtëzakonisht të vështira, në një godinë që dikur shërbente si magazinë.
Të dhimbshme ishin fjalët e Anës,e cila tregonte se i ati ishte nisur në Gjermani, për të mos u kthyer më…
“Babi im është në parajsë… më mungon shumë, qaj çdo ditë unë për babin”
Shqiptarët bamirës ia ndryshuan jetën familjes nga Burreli. Kanë kaluar prej asaj kohe dy vite. Po sjellim për lexuesin një dokumentar mbi historinë e familjes me dy jetimë, si ka ndryshuar jeta e vogëlushëve.
Ndiqeni KËTU videon ose duke klikuar me poshtë