Polici përndjek e përplas me makinë kolegen në Vlorë

Një oficer policie akuzohet se ka përndjekur dhe më tutje përplasur me automjetin e tij makinën e një oficereje të policisë në komisariatin e Vlorës.

Agjencia e Mbrojtjes Policore (AMP) ka nisur punën për kapjen e tij në bashkëpunim me policinë e Vlorës.

Oficeri i akuzuar, i identifikuar si Festim Xhafaj, pasi ka përplasur kolegen ka lënë makinën e tij në vendin e ngjarjes dhe është larguar.

Sipas AMP, më 3 maj të 2024 ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në “Transballkanike” me automjet punonjësen e policisë duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë.

Nga këqyrja e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan një thikë dhe biçak, për të cilat u bë vendimi për kryerjen e ekspertimit teknik.  Në vijim të veprimeve procedurale, Agjencia ka administruar edhe kallëzimin e punonjëses së policisë.