Harta Live,  vera nis në mesin e kësaj jave në Shqipëri

Java e tretë e muajit maj do të jetë e ndarë në ‘dy stinë’. Nga kjo e hënë deri ditën e mërkurë, parashikohet që të ketë reshje të pakta shiut dhe temperatura relativisht të freskëta përgjatë ditës.

Duke filluar nga e enjtja, termometri do të rritet ndjeshëm me temperatura që arrijnë deri në 30 gradë celsius. Në fundjavë më tutje, meteorologët parashikojnë ditë me diel dhe temperatura që i kalojnë 30 gradë, duke i bërë këto ditë ideale për plazh.