“Një mrekulli për ne, faleminderit Zot” Pritën 24 vite, çifti shqiptar bekohet me binjakë

Një çift shqiptar është bërë me fëmijë pas një pritje prej 24 vitesh. Një lajm i bukur ky, në mesin e mjaft ngjarjeve të trishta që ndodhin rëndom në vend. Çifti në fjalë është nga Prizreni dhe është bërë me dy djem binjakë, fatmirësisht të dy të shëndetshëm.

Një prej familjarëve të ngushtë të çiftit tregoi përmes rrjetit social se ardhja e binjakëve ishte një mrekulli e bukur e cila ka mbushur me gëzim një fis të tërë, e në veçanti çiftin që u orvat për të krijuar familje 24 vite.

Postimi i plotë:

Nese nuk keni besu ne mrekulli, filloni e besoni.

Sot ajo ndodhi ne familjen tone.

Me deshiren e Zotit, dhe perkujdesin e mjekeve, si doktor Sebajdin Gjini me nje ekip profesionistesh te perkushtuar ne profesionin e tyre;

– Doktor Agron Hoxha, Gjinekolog-obsteter

– Doktor Mentor Rexhbeqaj, Anesteziolog

Instrumentare Laura

Anesteziste Nilay

Neonatologet;

Doktor Avdirrahim Ajazaj

Doktor Lendita Sokoli…

ne Spitali Regjional Prizren, realizuan lindjen cezariane dhe sollen ne jete, sigurt e shendetshem, binjaket qe motra ime Shpresa dhe dhenderri Luli, po i prisnin qe 24 vite.

Kjo ishte dita me e lumtur e jetes se tyre, pas asaj te kurorezimit te dashurise, menjehere pas çlirimit te vendit.

Megjithese kaluan neper shume sfida e trajtime shendetesore, asnjehere nuk u dorezuan, besuan ne Zot dhe ne shendetesi, e ne fund ia dolen duke u gezuar me dy djem te shendetshem e te bukur si yje.

Gezuam me ta, familja jone e ngushte dhe e gjere, miq e dashamire dhe i gjithe personeli i mrekullueshem qe duke ngarendur e vrapuar neper repart per tu ofruar sherbime pacienteve, ndaleshin e na uronin.

Dita e sotme u shnderrua ne feste per te gjithe repartin, kudo urohej per binjaket, luteshin per shendet e jete e shume fat.. buzeqeshje e hare gjithandej..oh cfare ndjenje!

Doktor Sebajdini sot ishte HEROI modern ne syte e gjithe familjareve qe prisnim ne ethe.

U harruan te gjitha rrethanat, sado te pafavorshme, te gjitha specifikat dhe jeta e re ngadhnjeu.

Deshira e Zotit dhe perkujdesi i mjekeve bene te mundur kete mrekulli.

Faleminderit Zot, faleminderit pa fund te gjitheve