Dëshmia e 23 vjeçarit që i mori jetën policit: Nuk jam bërë pishman, nxorrëm pistoletat, unë qëllova i pari

Përpara hetuesve Azgan Mërnica, 23 vjeçari që u kërkuar për afro 3 ditë nga policia për vrasjen e efektivit të ‘Shqiponjave’, ka deklaruar se nuk është i penduar për krimin që ka bërë.

Përkundrazi, i riu thotë se ai dhe oficeri ndjerë nxorrën armët, ndërsa ky i fundit qëlloi i pari.

 “Patëm konflikt, më shau e shava, nxorëm armët të dy. Unë e qëllova i pari. Nuk jam bërë pishman për atë që bëra”-mësohet të ketë thënë 23 vjeçari para hetuesve.

Azgan Mërnica u pyet nga hetuesit fill pas vetëdorëzimit të tij orët e vona të mbrëmjes së djeshme. I riu ka pranuar krimin dhe versionin se gjithçka ndodhi për kalimin me makinë në rrugën e ngushtë të fshatit Baltëz.

 Kujtojmë se ditën e djeshme (15 maj) u përcoll me nderime për në banesën e fundit 28 vjeçari Novruz Cenalia, oficer i ‘shqiponjave’ në policinë e Fierit. 28 vjeçari kishte fare pak kohë që ishte martuar.