Babai shpërthen në lot para të bijës së prekur nga tumori: Ç’ishte kjo hata që na ndodhi o zemër

Në spital, duke ledhatuar kokën e të bijës…

I flet vajzës fjalët më të mira, e teksa e ledhaton mundohet t’i mbajë lotët, të durojë dhimbjen e madhe që e ka kapluar.

Kjo është gjendja e këtij babai, që para vetes ka të bijën të shtruar në spital, të diagnostikuar me tumor në kokë. Reluela sapo kishte mbushur 15 vjeç, kur papritur erdhi sprova e madhe.

E ky baba, pavarësisht se mundohet të ngushëllojë të bijën, lotët s’mundet t’i mbajë. Zëri tij ngushëllues çahet më dysh nga të qarat e tij drithëruese.

“Shpirti i babit, mos u mërzit ti zemra… do të vish, do të kthehesh në shtëpi (qan). Të presin vëllezërit, të pret motra….Do të shërohesh o zemra e babit. Të ka rritur babi, çfare qe kjo hata moj zemra e babit (qan). Si mund të rroj babi pa ty o zemër”