Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të shtunë në një hotel në Dhërmi, atje ku tre persona kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Pronari i hotelit në fjalë së bashku me dy punonjës të tij po kryenin punime me ndriçimin e jashtëm të godinës kur aksidentalisht i ka zënë korrenti.
Pronari 40 vjeçar ka gjetur vdekjen, ndërsa dy punonjësit e tjerë janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë e rëndë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbuluar sesi ka ndodhur ngjarja.